60 MINUTA

Blerja e armatimeve të fundit, sot në “60 Minuta” i ftuar ministri në detyrë Ejup Maqedonci

Ejup Maqedonci

Ejup Maqedonci, ministri në detyrë i Mbrojtjes, do të jetë i ftuar sot në emisionin “60 Minuta” nga ora 17:00 për të diskutuar lidhur me blerjet e fundit të armatimit dhe kontratat e furnizimit.

1.            Sa lloje të sistemit të armatimit aktualisht i ka FSK?

2.            Vendimi për ndërtimin e fabrikës  së municioneve dhe dronëve, marrëveshja që FSK ka me prodhuesin shtetëror turk “MKE” për funksionalizimin e fabrikës?

3.            Fabrika e municioneve kur nis prodhimin?

4.            Pjesë e tranzicionit të FSK-së është edhe rritja e numrit të këmbësorisë mbrojtëse të FSK-së, sa pritet të jetë numri i trupave aktive të FSK-së?

5.            Cili është bashkëpunimi që keni me SHBA-në në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë?

6.            A do të mjaftojnë 1 miliardë euro për arritjen e këtyre synimeve që kërkohen për ta përmbushur  fazë e fundit të zhvillimit FSK-ja?

7.            Gjykata Supreme e ka anuluar udhëzimin që ju ka ndaluar mëditjet FSK-së  që kanë qenë në trajnime. Sa mjete pritet me ju dhanë tash ushtarakëve që si kanë marr këto mjete?