Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
60 MINUTA

A është gati Kosova të pranojë të burgosurit e Danimarkës, sot “60 Minuta”, Ismail Dibrani, drejtor i SHKK-së

burg

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës Ismail Dibrani do të jetë i ftuar sot në emisionin “60 Minuta” për të ofruar detajet nga zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2022 mes Kosovës dhe qeverisë daneze, ku Kosova pritet të pranojë 300 të burgosur nga Danimarka.

A ka përfunduar i gjithë renovimi dhe adaptimi i hapësirës së qendrës së paraburgimit në Gjilan?

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

A janë transferuar të gjithë të ndaluarit nga kjo qendër në qendrat e tjera të paraburgimit?

Cilat janë kriteret që është dashur t’i plotësojë Kosova për të adaptuar qendrën e paraburgimit?

Kur do të arrijnë të burgosurit e parë nga Danimarka?

Çka ndodh me këta të dënuar kur e përfundojnë dënimin në Kosovë?

A ka shtete të tjera me të cilat Kosova po negocion për marrëveshje të këtij lloji?

Cili është kapaciteti i burgjeve dhe qendrave të paraburgimit në Kosovë do të jenë disa prej çështjeve që i diskutojmë në këtë intervistë?