Ylli kolumbian i muzikës, Shakira ka njoftuar se do të mbajë një koncert madhështor më 28 nëntor pranë Piramidave të Gizës në Egjipt, duke u rikthyer në këtë skenë ikonike për herë të parë që nga viti 2007.
“Jam shumë e lumtur që do të performoj në Egjipt, te Piramidat e Gizës. Ju dua të gjithëve”, ka thënë ajo, ka shkruar FemaleFirst.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoncerti i fundit i Shakirës në këtë vend historik ishte gjatë turneut “Oral Fixation” në vitin 2007.
Ndërkohë, artistja po përgatitet edhe për performancën në spektaklin e pushimit të finales së Kupës së Botës në futboll, që do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin MetLife në New Jersey.
Shakira ka thënë se dëshiron që kjo paraqitje të jetë ndryshe nga ajo në ceremoninë hapëse.
“Performova në ceremoninë hapëse, ndërsa tani do të jem në finale. Dua ta bëj këtë shfaqje ndryshe nga ajo e para”, ka thënë ajo.
Ylli ka zbuluar se në skenë do të ngjiten disa artistë të njohur ndërkombëtarë.
“Do të jetë një spektakël i përbashkët. Do të jetë një moment historik me pesë artistë të mrekullueshëm”, ka thënë ajo.
Shakira ka shtuar se shpreson që në koncert të performojë edhe këngëtari i grupit Coldplay, Chris Martin.
“Shpresoj shumë që edhe Chris Martin të këndojë. Ende nuk e dimë saktësisht si do të jetë shfaqja, por jam po aq kurioze sa edhe ju”, ka thënë ajo.