Horoskopi ditor - 12 Jan 2026
Dashi
21 mars - 19 prillKjo është një ditë e rëndësishme për çështjet financiare, veçanërisht në lidhje me trashëgimitë, taksat, borxhet dhe pronën e përbashkët, sepse sot jeni mendërisht të fuqishëm dhe në rrugën e duhur. Jeni të lumtur të bëni atë që mundeni për ta mbështetur shtëpinë dhe familjen në një mënyrë të favorshme.
Demi
20 prill - 20 majBisedat me partnerët, bashkëshortët dhe miqtë e ngushtë janë të shkëlqyera sot, sepse do t’i shprehni me fjalë ndjenjat tuaja dhe do të thoni atë që doni të thoni. Planet për të udhëtuar do t’ju kënaqin, sepse ndiheni miqësorë me të gjithë.
Binjakët
21 maj - 20 qershorMund të arrini shumë në punë ose në çdo detyrë që i vendosni vetes sot, sepse jeni në një gjendje pozitive mendore. Keni ide të mira për të fituar para, e gjithashtu mund të jeni bujarë me dikë. Do të shihni mënyrën më të mirë për ta trajtuar pronën e përbashkët ose një shumë specifike parash me dikë.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikNdiheni të lumtur sot, gjë që është një mënyrë e shkëlqyer për ta filluar javën. Marrëdhëniet me fëmijët dhe partnerët janë pozitive. Daljet shoqërore do t’ju kënaqin. Çdo gjë, nga darka jashtë deri te një filxhan kafe me një mik. Ditë e mirë për diskutime rreth kujdesit dhe edukimit të fëmijëve.
Luani
23 korrik - 22 gushEdhe pse kjo është një ditë produktive për ju, shumë prej jush do të kënaqen duke kaluar kohë në shtëpi dhe duke u çlodhur në një mjedis të njohur sot. Disa prej jush do të jenë më të përfshirë me anëtarët e familjes, veçanërisht me një prind. Është një ditë pozitive për diskutime se si ta përmirësoni ose zgjeroni pasurinë tuaj.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorPranoni ftesa për t’u takuar me të tjerët sot. Mund të keni ftesë për një mëngjes ose një takim për kafe ose drekë? Çdo gjë që ka të bëjë me sportet dhe aktivitetet e fëmijëve do t'ju kënaqë po ashtu. Një udhëtim i shkurtër do t'ju stimulojë dhe do të jetë tërheqës. Është një ditë plot optimizëm.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorDiskutimet financiare rreth familjes, rreth asaj se si ta përmirësoni shtëpinë tuaj, ose si të eksploroni me pasuritë e patundshme do të shkojnë mirë sot sepse jeni mendërisht të sigurt dhe të hapur ndaj ideve të reja. Dikush me autoritet mund t'ju ndihmojë t’i arrini qëllimet tuaja.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorHëna është në shenjën tuaj sot, që do të thotë se gjërat do të kenë tendencë të shkojnë sipas dëshirës suaj. Mund ta provoni këtë duke i kërkuar universit një nder. Duhet pranuar se mund të jeni më emocionalë se zakonisht, por gjithashtu do të jeni të emocionuar dhe entuziastë për idetë. Udhëtoni nëse është e mundur!
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorHulumtimet prapa skenave mund të japin disa ide të shkëlqyera për të fituar para, mbi të cilat mund të veproni ose të eksploroni sot. Mund të mblidhni fonde nga një burim tjetër, ose edhe nga burimet e një partneri ose miku. Sot mund edhe të pranoni para nga dikush.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarKjo është një ditë e shkëlqyer për t'u takuar me miqtë ose anëtarët e grupeve, sepse jeni në një pozicion të fuqishëm me një grup planetësh në shenjën tuaj që përshtaten bukur me Hënën. Diskutimet me miqtë dhe grupet do të shkojnë mirë. Është një ditë e përsosur për të vendosur disa qëllime për të ardhmen.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtJeni me vizion të lartë sot. Disa njerëz do të dinë detaje personale rreth jetës suaj private. Për fat të mirë, ju lini një përshtypje të shkëlqyer te kolegët e punës. Udhëtimet e lidhura me punën janë të mundshme për shumë prej jush.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsBëni diçka ndryshe sot për të kënaqur dëshirën tuaj për aventurë. Shkundini pak gjërat. Udhëtimi do të jetë një zgjedhje e shkëlqyer sepse keni nevojë për një ndryshim peizazhi. Shijoni shoqërinë. Ngjarjet sportive dhe aktivitetet argëtuese me fëmijë do të jenë perfekte. Jetoni sa më mirë!