Horoskopi ditor - 01 Jun 2026
Dashi
21 mars - 19 prillPër muajin e ardhshëm, shtëpia dhe familja do të jenë në qendër të vëmendjes suaj. Do të zhvillohen biseda familjare dhe shumë prej jush do të merren me riparime ose projekte të rëndësishme. Kjo është një javë me ritëm të shpejtë. Udhëtimet e shkurtra dhe mundësia për të takuar njerëz të rinj e për të parë vende të reja do t’ju kënaqin.
Demi
20 prill - 20 majMe Marsin energjik në shenjën tuaj, keni energjinë e nevojshme për të punuar dhe për të arritur atë që dëshironi. Çështjet financiare janë në fokus. Në fund të fundit, ju jeni mjeshtri financiar i zodiakut. Shijoni bukurinë e mjedisit tuaj të përditshëm. Diskutimet dhe bisedat në grup do të shtohen.
Binjakët
21 maj - 20 qershorKjo është një periudhë e fortë për ju, sepse Dielli ndodhet në shenjën tuaj. Është radha juaj të rimbushni energjitë për pjesën tjetër të vitit. Ndërkohë, sot Merkuri hyn po ashtu në shenjën tuaj, duke e përqendruar vëmendjen tuaj tek ajo që vlerësoni në jetë, e që janë paratë, gjërat materiale ose idetë intelektuale dhe shpirtërore.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikSot Merkuri hyn në shenjën tuaj dhe do të qëndrojë aty për një kohë të gjatë. Më 23 korrik ai do të ndalojë lëvizjen ndërkohë që mundësia është që të largohet nga shenja juaj më 10 gusht. Kjo periudhë e gjatë do t’ju bëjë më të prirur për të folur, udhëtuar dhe mësuar më shumë.
Luani
23 korrik - 22 gushKëtë javë jeni të pëlqyer dhe të kërkuar nga të tjerët, gjë që do të thotë se do të përfshiheni më shumë me miqtë, grupet dhe organizatat. Megjithatë, do të punoni edhe prapa skenave, qoftë duke punuar vetëm ose duke bërë kërkime. Për disa prej jush mund të nisë një lidhje dashurie e fshehtë.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorKëtë javë lini një përshtypje shumë të mirë te të gjithë. Sot Merkuri hyn në shenjën tuaj dhe do të qëndrojë aty për gjashtë javët e ardhshme, duke nxjerrë në pah idealet dhe standardet e grupeve. Mund të takoni njerëz më të rinj në moshë. Patjetër që do të mendoni më shumë për qëllimet tuaja.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorJeni të etur për një ndryshim ambienti dhe për t’u larguar nga rutina, prandaj shumë prej jush dëshirojnë të udhëtojnë. Ndërkohë, sot Merkuri ngjitet në majën e hartës suaj astrologjike dhe do të qëndrojë aty për gjashtë javë, duke ju shtyrë të bëni plane për të ardhmen. Do të keni plotë ide të reja.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorVazhdoni të tregoheni të duruar me partnerët, miqtë e ngushtë dhe bashkëshortët, ndërsa Marsi energjik qëndron përballë shenjës suaj këtë muaj. Ndërkohë, sot Merkuri ndryshon shenjë, duke ju nxitur të studioni dhe të mësoni sa më shumë gjatë gjashtë javëve të ardhshme. Edhe udhëtimet do t’ju tërheqin.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorMos harroni se këtë muaj keni nevojë për më shumë pushim. Megjithatë, Marsi do ta kompensojë këtë duke ju dhënë energji për të punuar dhe për të arritur shumë gjëra. Sot Merkuri ndryshon shenjë, duke vënë në qendër diskutimet dhe negociatat mbi pasuritë e përbashkëta, taksat dhe borxhet.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarJeni të gatshëm të punoni fort dhe të përfundoni detyrat tuaja. Megjithatë, dëshironi edhe të shoqëroheni dhe të merrni pjesë në sporte konkurruese. Romanca do të jetë e zjarrtë. Sot Merkuri kalon përballë shenjës suaj dhe do të qëndrojë aty për gjashtë javë, duke nxitur bisedat me partnerët dhe miqtë e afërt.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtJava që nisi dhe javët në vijim do të ofrojnë një atmosferë kënaqësie dhe argëtimi. Shoqërohuni sa më shumë që të mundeni. Shijoni daljet argëtuese, aktivitetet me fëmijët, ngjarjet sportive dhe artin. Megjithatë, do të arrini shumë edhe në punë, sepse jeni gati të përkushtoheni plotësisht.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsShtëpia dhe familja janë fokusi juaj kryesor sot. Megjithatë, udhëtimet ju tërheqin dhe bisedat tuaja me të tjerët janë plot entuziazëm. Sot Merkuri ndryshon shenjë duke hyrë në pjesën më argëtuese të hartës suaj astrologjike, duke inkurajuar daljet shoqërore, romancën dhe aktivitetet zbavitëse me fëmijët.