Horoskopi ditor - 05 Apr 2026
Dashi
21 mars - 19 prillNuk doni ta pranoni, por po ndiheni sikur ju kanë lënë mënjanë. Është mirë që t’u tregoni njerëzve se si po ndiheni. Mos prisni që gjithmonë të tjerët t’ju thërrasin. Nëse doni të jeni më aktivë në shoqëri, thirrni miqtë tuaj për kafe.
Demi
20 prill - 20 majMundoni të mos tregoni shumë për punët tuaja. Një person që nuk po i ecën punët mirë do të mundohet t’jua marrë idetë dhe planet tuaja, nëse i tregoni për to. Është mirë që të jeni më të mbyllur gjatë kësaj kohe dhe të përqendroheni te vetja. Një koleg në moshë po shqetësohet shumë për ndryshimet që po bëhen në punë.
Binjakët
21 maj - 20 qershorBesoni vetes edhe nëse gjithçka po shkon si mos më keq. Durimi do t’ju shpërblehet. Do të dërrmoheni nëse mundoheni të gjeni mënyra të ndryshme për ta zgjidhur një punë të vështirë. Pak fjalë të thjeshta nga një mik apo koleg do t’ju qetësojnë dhe do të mund ta kuptoni më lehtë se ku qëndron gabimi.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikPo ndodhin shumë gjëra përreth, kështu që është koha që të uleni dhe ta shikoni jetën tuaj nga larg. Një mik apo koleg që së fundmi ju ka ndihmuar shumë për të realizuar një projekt, tani do të ketë nevojë për ndihmën tuaj. E keni mundësinë t’ia ktheni të mirën.
Luani
23 korrik - 22 gushNuk kishit pritur se do ta arrini një qëllim, por e keni menaxhuar situatën goxha mirë. Pavarësisht se po keni dyshime, e keni tejkaluar këtë situatë dhe tani po ju buzëqesh suksesi. Nëse po keni probleme shëndetësore, një mundësi e papritur do t’ju japë shpresë pasi keni kaluar nëpër një periudhë të vështirë.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorDikush do t’ju kërkojë ndihmë apo këshilla për një punë të caktuar. Do ta dini saktësisht se çfarë të thoni për t’i ndihmuar në zgjidhjen e problemit. Dhe jo vetëm kaq, ndihma juaj do t’ia heqë barrën nga supet. Bisedat me njerëz ju ndihmojnë shumë në jetë, qofshin edhe ato më të thjeshtat.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorKeni marrë përgjegjësi të ndryshme dhe e keni bërë me shumë dëshirë. Tani, kur e kuptoni se sa shumë keni për të bërë, do t’ju duket sikur po e humbni kontrollin. Po mundoheni të kryeni shumë punë për pak kohë. Mendoni se cilat janë prioritetet tuaja dhe shumë shpejt do të jeni në gjendje më të mirë.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorQasja juaj pozitive në një projekt grupor do të ketë shumë ndikim te kolegët. Njerëzit e dinë se mund të llogarisin te ju, kur kanë nevojë për ndihmë apo këshilla. Ndonëse nuk do ta dini se po merrni shumë lëvdata, shumë shpejt do ta merrni vesh.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorDo të jetë ndjenjë e mirë që më në fund ta kryeni një projekt që ju ka marrë shumë kohë. Më në fund do të mund të shikoni kah e ardhmja, pa pasur tërë këtë përgjegjësi mbi supe. Një email do të jetë fillimi i një zinxhiri ngjarjesh që më në fund do t’ju çojnë drejt një synimi të veçantë.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarE dini që pjesën më të madhe të parave duhet ta harxhoni në shtëpi. Keni qenë gjithmonë të kujdesshëm me para, por familja juaj po mundohet që të mos ju lejojë që të shpenzoni pa nevojë. Një aktivitet në lagjen tuaj do të rifillojë dhe ndonëse gjërat kanë ndryshuar shumë, tërë njerëzit janë shumë të entuziazmuar.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtNëse keni pasur mosmarrëveshje me dikë, do të doni ta lini prapa këtë gjë. Do të jetë ide e mirë nëse do të takoheni me motrën, vëllain apo një të afërm për të diskutuar për dallimet në një çështje familjare. Çdo gjë do të bjerë në vendin e vet me kalimin e kohës.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsKeni qenë duke menduar për ta organizuar një ngjarje për njerëzit që kanë interesa të përbashkëta. Tani është koha që t’i shpërfaqni mendimet tuaja. Do të befasoheni se sa shpejt do të realizohen gjërat. Nuk mund ta fshihni entuziazmi për aktivitetet grupore. Kësisoj po i frymëzoni edhe të tjerët.