Horoskopi ditor - 23 Oct 2025
Dashi
21 mars - 19 prillSot është një ditë shumë e mirë për biseda financiare, sidomos për çështje që lidhen me trashëgimi, prona të përbashkëta, taksa, borxhe apo gjëra që i zotëroni bashkë me të tjerët. Mund të keni plane për të investuar në pasuri të paluajtshme ose për të ndryshuar vendbanimin.
Demi
20 prill - 20 majSot do të keni biseda të frytshme me partnerin apo miqtë e afërt. Do të shihni mënyra të reja për të zhvilluar idetë tuaja dhe për t’i bërë ato të qëndrueshme në të ardhmen. Dikush më me përvojë mund t’ju japë këshilla të vlefshme.
Binjakët
21 maj - 20 qershorSot ka mundësi për udhëtime pune. Çdo gjë që lidhet me punën, shëndetin apo kafshët tuaja do të japë rezultate të mira në të ardhmen. Besoni në idetë dhe ndjesitë tuaja – ato do të çojnë në zhvillime pozitive.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikSot është një ditë shumë e mirë për ata që punojnë në art, teatër, argëtim apo në industrinë e mikpritjes. Po ashtu, është një ditë e mirë për të zhvilluar ide që lidhen me sportin, arsimin apo mirëqenien e fëmijëve. Çdo gjë që filloni sot, do të përmirësohet me kohën!
Luani
23 korrik - 22 gushSot është një ditë shumë e mirë për të folur me familjarët apo ata me të cilët jetoni. Mund të nisni plane të reja apo mënyra të reja jetese që përmirësojnë jetën në shtëpi. Mund të merrni ndihmë financiare ose praktike.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorSot do të keni shumë ide! Besoni në aftësinë tuaj për t’i komunikuar këto ide me miq, grupe apo partnerë. Gjithçka që filloni sot do t’ju sjellë përfitime të mëdha në të ardhmen. Besoni në veten tuaj!
Peshorja
23 shtator - 22 tetorSot është një ditë e mirë për të menduar rreth rritjes së të ardhurave ose për të bërë shpenzime të mëdha. Çdo vendim financiar që merrni tani, ka gjasa të sjellë përfitime afatgjata.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorSot është një ditë shumë e mirë për ju! Dielli, Hëna, Mërkuri dhe Marsi janë në shenjën tuaj dhe bashkëveprojnë në mënyrë pozitive me Jupiterin dhe Saturnin. Besoni në aftësinë tuaj për të realizuar gjëra. Çfarëdo që nisni sot, do të ketë një zhvillim shumë të mirë.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorSot është mirë të qëndroni pak në prapaskenë. Mund të dëshironi të punoni vetëm ose të bëni kërkime. Kjo punë në heshtje mund të ketë më shumë vlerë sesa mendoni - sidomos në të ardhmen.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarSot ju sjell më shumë përfitim puna në bashkëpunim me miq ose grupe. Dikush më i ri mund t’ju ndihmojë. Mund të ndjeni edhe pak konkurrencë. Kini parasysh që çdo gjë që nisni sot, do të ketë një shpërblim në të ardhmen.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtNjerëzit ju admirojnë sot, dhe ju mund ta përdorni këtë në favorin tuaj. Dyer të reja mund të hapen. Kërkoni mundësi për punë ose mënyra për të forcuar financat tuaja. Sot është një ditë e fuqishme për të siguruar të ardhmen.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsUdhëtimet që planifikoni sot do t’ju gëzojnë shumë. Po ashtu, është një ditë e shkëlqyer për të studiuar ose për të ndjekur mundësi në botën e botimeve, ligjit, mjekësisë apo medias. Zgjidhni me kujdes - çdo rrugë që merrni sot do të ketë përfitime të mëdha në të ardhmen.