Horoskopi ditor - 29 Oct 2025
Dashi
21 mars - 19 prillSot është dita e duhur që ju të merreni me çështje si trashëgimia, testamentet, taksat, borxhet apo pronat e përbashkëta. Ju keni durim dhe këmbëngulje për t’i përballuar këto gjëra. Veproni tani, sepse nuk do ta keni gjithmonë kaq lehtë!
Demi
20 prill - 20 majSot bisedat tuaja me të tjerët do të jenë serioze. Ju ose dikush rreth jush mund të jepni këshilla të vlefshme. Ndoshta ju tërheq një grup apo një ide më tradicionale.
Binjakët
21 maj - 20 qershorSot ju mund të arrini shumë! Keni energji dhe durim për të përfunduar çdo punë. Do të punoni me ritëm të qëndrueshëm dhe me kujdes për detajet. Ditë shumë e frytshme për ju!
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikNëse ju merreni me sport apo art, sot është dita për të ushtruar dhe për të përmirësuar aftësitë tuaja. Ju do të keni durim dhe përqendrim për të arritur rezultate më të mira.
Luani
23 korrik - 22 gushSot ju mund të keni biseda të qeta dhe të kujdesshme me familjen. Të gjithë do të respektoni kufijtë e njëri-tjetrit. Është gjithashtu ditë e mirë për të bërë rregullime në shtëpi ose për të forcuar lidhjet tuaja familjare.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorSot çdo gjë që ju bëni, do ta bëni me kujdes dhe përpikëri. Ju keni qëllime të qarta dhe dëshironi që çdo përpjekje e juaja të ketë vlerë. Pyetja që do t’i bëni vetes gjatë kësaj kohe është: “A është kjo e dobishme për mua?”
Peshorja
23 shtator - 22 tetorJu sot do të jeni seriozë për çështjet financiare. Do të mendoni për fitimet, shpenzimet dhe sendet që zotëroni. Jeni gati të punoni fort për të siguruar dhe mirëmbajtur atë që keni. Ditë shumë produktive për ju!
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorSot ju do të jeni të përqendruar në çdo detaj. Keni aftësinë të dalloni çfarë vlen dhe çfarë jo. Çdo punë që bëni sot, do ta kryeni me kujdes dhe përkushtim.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorSot ju do të punoni më mirë vetëm. Kur jeni vetëm, arrini më shumë. Mund të bëni diçka që ju ndihmon të njihni më mirë veten. Një ditë ideale për reflektim dhe përparim personal.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarSot është ditë shumë e mirë që ju të bashkëpunoni me miq, kolegë apo grupe. Së bashku mund të arrini rezultate të shkëlqyera. Ju do të ndiheni krenarë për arritjet tuaja.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtSot ju do të lini përshtypje të mirë te shefat, prindërit apo personat me ndikim. Puna dhe përkushtimi juaj do të vlerësohen. Kjo është periudhë e mirë për të përmirësuar karrierën tuaj.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsSot është ditë e shkëlqyer për ju që të mësoni diçka të re, të udhëtoni ose të merreni me studime. Fushat si mjekësia, ligji dhe botimet mund t’ju sjellin fat. Ju do të punoni me kujdes dhe nuk do të lini asgjë përgjysmë.