Horoskopi ditor - 18 Oct 2025

Dashi

21 mars - 19 prill

Udhëtimet për punë janë të favorshme sot. Është gjithashtu një ditë e mirë për të punuar me grupe apo miq për të përfunduar detyra. Më vonë gjatë ditës, dikush mund t’ju kritikojë ose t’ju bëjë të ndiheni keq. Mos u merrni me këtë.

Demi

20 prill - 20 maj

Dita nis në mënyrë të gëzueshme dhe plot argëtim. Ju pëlqejnë aktivitetet sociale, lojërat dhe koha me fëmijët. Megjithatë, më vonë dikush më i madh në moshë ose me autoritet mund t’ju prishë humorin. Mos e lejoni këtë t’ju ndikojë - është kalimtare.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Sot mund të keni plane të mëdha për të përmirësuar shtëpinë ose për të biseduar me familjen për ide të mëdha. Mund të doni edhe të ftoni dikë për darkë. Gjithsesi, tregohuni të kujdesshëm kur flisni me prindër apo njerëz me autoritet.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Energjia e ditës është pozitive për ju. Do ndiheni me fat dhe në humor të mirë. Megjithatë, diçka mund t’ju shqetësojë. Kujtoni se gjithçka kalon, e në fund të ditës do të keni një befasi të këndshme.

Luani

23 korrik - 22 gush

Sot ndiheni optimistë për financat tuaja. Mund të bëni një blerje të madhe ose të ndiheni mirë për të ardhurat. Por diçka që ka lidhje me borxhet, taksat apo pasuritë e përbashkëta mund t’ju shqetësojë. Keni kujdes.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Hëna është në shenjën tuaj dhe ju jep energji pozitive. Kaloni kohë me miq të vjetër ose merrni pjesë në aktivitete në grup. Do jeni bindës në biseda. Më vonë, mund të ndiheni të distancuar nga dikush - por kjo kalon shpejt.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Ju zakonisht kënaqeni në shoqëri, por sot mund të ndiheni pak të vetmuar ose të lënë mënjanë. Mos u shqetësoni – keni energji pozitive nga Dielli dhe Venusi që ju mbrojnë. Kjo ndjenjë do kalojë shpejt.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Jeni të entuziazmuar për çështje që lidhen me udhëtimet, ligjin, mjekësinë ose median. Por një mik mund të mos ju mbështesë sot. Mos i dëgjoni ata që ju thonë se nuk mundeni. Besoni në veten tuaj – qëndrimi i tillë është gjithçka.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Sot nuk është dita më e mirë për të kërkuar leje apo miratim nga autoritetet - ata mund të refuzojnë. Por bisedat për pasuri të përbashkëta ose banka do jenë pozitive. Edhe kjo është diçka e mirë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Mos u përfshini në tema të ndjeshme sot, sepse mund të ndiheni të refuzuar ose të pavlerësuar. Nga ana tjetër, marrëdhëniet me partnerë dhe miq të ngushtë do jenë të ngrohta dhe pozitive. Zgjidhni të mirën.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Kur është fjala për çështje financiare, trashëgimi apo pasuri të përbashkëta, sot ka lajme të mira dhe të këqija. Njëra anë është premtuese, por në anën tjetër marrëveshjet për pasuritë e përbashkëta mund të paraqesin problem. Fokusohuni te një zgjidhje e drejtë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Sot është një ditë për argëtim - në shoqëri, në teatër apo në aktivitete sportive me një person të afërt. Do të ndiheni mirë. Por mund të ketë një moment tensioni me dikë. Mos i kushtoni shumë vëmendje - përqendrohuni tek e mira.