Horoskopi ditor - 04 Oct 2025

Dashi

21 mars - 19 prill

Sot do të keni shumë energji për kërkime dhe do të vazhdoni derisa të gjeni atë që kërkoni. Do të jeni këmbëngulës. Mund të kërkoni informacion për trashëgimi, testamente, taksa apo borxhe.

Demi

20 prill - 20 maj

Një bisedë me një mik apo me një grup do të jetë shumë e gjallë sot! Është dita e duhur për të nisur diçka të re. Diskutoni idetë tuaja me dikë për të marrë një mendim ndryshe. Sot, qëllimet tuaja janë shumë të rëndësishme për ju.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Sot do të lini përshtypje të madhe te të tjerët. Disa njerëz mund të dinë gjëra personale për ju, por mos u shqetësoni - ju i keni në kontroll. Jeni të vendosur dhe aktivë, sidomos për çështje pune, shëndeti ose për ndonjë kafshë shtëpiake.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Sot është dita e duhur për të bërë plane udhëtimi ose për të kërkuar shkolla apo trajnime të reja. Po ashtu, mund të eksploroni mundësi në botime, mjekësi apo ligj. Jeni plot ide dhe dëshironi të filloni diçka të re!

Luani

23 korrik - 22 gush

Sot është një ditë e mirë për të përfunduar punë të mbetura që lidhen me taksa, borxhe, sigurime apo pasuri të përbashkëta. Sidomos nëse në shtëpi ka ndonjë situatë të tensionuar, bëni çmos për ta rregulluar sot.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Sot duhet të jeni të gatshëm të bashkëpunoni. Mos kërkoni shumë nga të tjerët. Përkundrazi, tregohuni të kuptueshëm dhe të hapur për kompromis, sepse Hëna është përballë shenjës suaj dhe e mbështetur nga Marsi.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Sot do të bëni shumë punë sepse keni energji dhe përqendrim të madh. Jeni të motivuar për të nisur ide të reja. Entuziazmi juaj mund të ndikojë edhe të tjerët. Pse të mos i ndani idetë tuaja me kolegët?

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Sot është një ditë shumë e mirë për projekte artistike, punë krijuese apo për të kaluar kohë me fëmijët. Gjithashtu do t’ju pëlqejë të dilni apo të organizoni ndonjë aktivitet argëtues. Edhe sportet konkurruese do t’ju tërheqin shumë sot!

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Do të keni biseda interesante me familjarë, veçanërisht me gratë e shtëpisë. Ka mundësi të nisni një projekt që lidhet me shtëpinë, pasuritë ose një biznes nga shtëpia. Dëgjoni këshillat e të tjerëve për të parë gjërat me një sy tjetër.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Sot do të keni ide të reja dhe dëshirë për të nisur projekte. Do të preferoni projekte që përfundojnë shpejt. E dini mirë çfarë doni dhe si të punoni me të tjerët, sepse rrezatoni një energji që i motivon të gjithë të veprojnë menjëherë.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Sot paratë janë në lëvizje! Do të fitoni dhe do të shpenzoni. Jeni plot ide origjinale, prandaj mund të mendoni për mënyra të reja për të fituar para ose mund të bëni një blerje interesante që ju pëlqen shumë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Sot është një ditë shumë e fuqishme për ju sepse Hëna është në shenjën tuaj dhe bashkëpunon me planetin Mars. Do të ndiheni të sigurt dhe me besim. Jeni udhëheqës i mirë në grupe dhe keni shumë energji, prandaj mund të zgjidhni aktivitete fizike për të shkarkuar këtë energji.