Horoskopi ditor - 14 Mar 2025

Dashi

21 mars - 19 prill

Natën e kaluar ndodhi eklipsi hënor, që do të thotë se çështjet që lidhen me punën dhe shëndetin tuaj do të fillojnë të bien në vend. Dëshira juaj për të mbajtur nën kontroll dhe për të menaxhuar çdo detaj që lidhet me punët do të zbutet. Do të jeni më zemërbutë dhe jeta do të bëhet më e lehtë.

Demi

20 prill - 20 maj

Shpejt do ta kuptoni se nuk do të mund t’i kontrolloni fëmijët tuaj, të paktën jo në masën që kishit shpresuar. Duhet të mësoni t’u besoni personave të afërt më shumë. Kjo vlen edhe në një marrëdhënie romantike. Përndryshe, gjithçka tjetër po shkon siç duhet për ju.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Diskutimet e ashpra me prindërit, shefat dhe figurat me autoritet mund të zbuten tani, sepse Hëna e plotë arriti kulmin mbrëmë. Po bëhet e qartë tani se nuk duhet të kontrolloni çdo detaj. Jeto pa komplekse.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Kjo ka qenë një kohë e ngarkuar, veçanërisht me publikimet, mediet sociale, udhëtimet dhe marrëdhëniet me vende të tjera. Çështjet ligjore dhe mjekësore kanë qenë gjithashtu në fokus. Duke filluar nga sot, ndiheni më realistë për atë që është e mundur të ndodhë, gjë që ju bën të ndiheni të qetë.

Luani

23 korrik - 22 gush

Edhe pse kohët e fundit mund të keni ndier ankth për paratë dhe pasuritë, këto ndjenja kanë filluar të zbehen. Ti e kupton se çdo gjë që po vjen, mund ta përballosh. Shumë shpesh kërkojmë shkaqe të jashtme për lumturinë; por në të vërtetë, është një vendim i mendjes. Po aq e thjeshtë sa të marrësh vendimin për të qenë të lumtur.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Keni një ndjenjë lehtësimi sot pasi eklipsi hënor ndodhi në shenjën tuaj mbrëmë. Ju e shihni se nuk keni nevojë të menaxhoni marrëdhëniet tuaja në mënyrë strikte siç mund të jeni përpjekur të bëni në të kaluarën.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Ankthi i kohëve të fundit që keni pasur për punën ose shëndetin tuaj do të zvogëlohet duke filluar nga sot, sepse eklipsi hënor që ndodhi mbrëmë do të lirojë dëshirën tuaj për të provuar të kontrolloni të gjitha aspektet e botës suaj. Relaksohuni.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Kohët e fundit keni ndier sfida në marrëdhëniet me miqtë dhe grupet. Në fakt këto sfida kanë ardhur duke u shtuar ditët e fundit. Për fat të mirë, pasi Hëna e plotë arriti kulmin mbrëmë, shumë nga këto probleme do të zhduken. Ky është një lehtësim për ju.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Marrëdhëniet me shefat, prindërit dhe personazhet e autoriteteve kanë qenë të vështira së fundmi. Ka qenë e vështirë t’i mbash të gjithë të lumtur. Për fat të mirë, pas Hënës së plotë mbrëmë shumë nga këto vështirësi do të zhduken.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Mosmarrëveshjet për çështje të diskutueshme e kanë bërë jetën gjithnjë e më të vështirë për ju. Këto shpërqendrime kanë ndikuar në udhëtimet e shkurtra dhe aftësinë tuaj për të përmbushur një orar të ngjeshur takimesh dhe detyrash. Nga sot, pjesa më e madhe e këtij “angazhimi” do të zvogëlohet dhe do të ndiheni më të relaksuar dhe më të lumtur.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Çështjet e parave dhe çështjet që lidhen me pronën dhe zotërimet tuaja kanë qenë një shqetësim për ju; megjithatë, sot këto shqetësime do të bëhen më të lehta. Ato madje mund të zhduken plotësisht! Është sikur të keni bërë një kthesë dhe të keni hequr dorë nga dëshirat e paplotësuara.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Mbrëmë, Hëna e plotë ka qenë përballë shenjës suaj, e cila nga ana e saj ka krijuar konflikt me ata që janë më të afërt me ju, veçanërisht partnerët, bashkëshortët dhe miqtë. Megjithatë, sot mund të ndiheni më të lirë dhe më të relaksuar.