Horoskopi ditor - 08 Aug 2025
Dashi
21 mars - 19 prillMarrëdhëniet me partnerin, bashkëshortin apo miqtë e ngushtë mund t’ju sjellin surpriza sot. Dikush mund të kërkojë t’i ndryshojë rregullat e lidhjes. Mund të japë një sugjerim të pazakontë. Ose ndoshta ju dëshironi më shumë liri? Prisni pak tension në raport me të tjerët.
Demi
20 prill - 20 majPuna sot mund të jetë pak e paqëndrueshme. Mund të ndodhin situata të papritura. Pajisjet mund të prishen ose kolegët mund të mos i pranojnë ndryshimet. Disa do të duan të qëndrojnë te gjërat e zakonshme. Kjo është diçka që ndodh shpesh në vendin tuaj të punës.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNëse jeni prind, bëni kujdes sepse fëmijët janë të rrezikuar nga aksidentet sot. Gjithashtu, planet për argëtim mund të anulohen. Por, mund të merrni edhe një ftesë të papritur për një vend interesant. Disa persona më të mëdhenj në moshë mund t’ju kritikojnë për një punë.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikFakti që e keni Venusin në shenjën tuaj ju bën të sjellshëm dhe diplomatik, gjë shumë e mirë, sepse mund të ketë tension në familje ose në shtëpi sot. Prindërit ose persona më të moshuar mund të kundërshtojnë ndryshimet. Gjithashtu, mund të keni debate për pasuri të përbashkëta.
Luani
23 korrik - 22 gushBëni kujdes me çdo gjë që thoni ose bëni, sepse është një ditë ku mund të ketë aksidente. Mos u sillni me arrogancë, edhe nëse mendoni se keni të drejtë. Një mik ose një grup njerëzish mund t’ju habisin me sjelljen e tyre. Mbajeni veten të qetë.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorMund të keni tension në punë ose probleme me shëndetin. Diçka e papritur mund të ndodhë me paratë ose një send që ju përket. Mund të debatoni me dikë për një pasuri apo diçka që është në pronësi të përbashkët.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorBëni ç’të mundeni për ta ruajtur qetësinë sot. Do të jetë e vështirë t’i balanconi marrëdhëniet me fëmijët dhe kërkesat nga miqtë apo grupet. Kjo mund t’ju bëjë të humbni durimin. Qëndroni të qetë dhe përmbushni detyrimet tuaja. Zgjidhni të jeni të lumtur.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorFatmirësisht, jeni duke lënë përshtypje të mirë te të tjerët, sepse Dielli është në pozicion të mirë për ju. Por sot, do të dëshironi të qëndroni më të qetë. Diçka e papritur që ndodh në prapaskenë do të kërkojë vëmendjen tuaj. Bëni durim me prindërit dhe shefat.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorSot është ditë e rrezikshme për aksidente për ju, prandaj mos u nxitoni. Mos veproni pa menduar. Një mik ose anëtar i një grupi mund t’ju befasojë sot dhe mund t’jua anulojë një aktivitet social.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarReputacioni juaj mund të preket nga një ngjarje e papritur sot. Kjo mund të bëjë që të tjerët të ndryshojnë mendimin për ju. Ndoshta do të duket se kërkoni më shumë liri. Mund të ndiheni të kufizuar nga autoritetet apo detyrimet që nuk i duroni më.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtDiçka e papritur mund të ndikojë në udhëtime, publikime, ligj ose fushën e mjekësisë. Prandaj, qëndroni vigjilentë dhe të vëmendshëm. Por, gjithashtu, mund të hapen mundësi të reja në të njëjtat fusha. Mbani sytë hapur dhe shpresoni për më të mirën.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsMund të keni biseda ose mosmarrëveshje për para, pronë të përbashkët ose detyrime ndaj dikujt. Kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet tuaja në shtëpi. Mund të duhet të ndryshoni mënyrën si i trajtoni disa gjëra. Por në fund, kjo mund të sjellë më shumë liri dhe përmirësim për ju.