Horoskopi ditor - 17 Jul 2025
Dashi
21 mars - 19 prillSot Merkuri kthehet prapa dhe do të qëndrojë retrograd deri më 11 gusht. Nëse po planifikoni të blini makina, telefona apo kompjuterë, është më mirë të prisni. Ky Merkur retrograd do të rikthejë disa momente të së kaluarës në jetën tuaj — në mendimet ose në ëndrrat tuaja.
Demi
20 prill - 20 majShumë prej jush jeni nikoqirë të shkëlqyer dhe dini të ofroni ushqim e pije të mira për mysafirët. Megjithatë, gjatë këtij Merkuri retrograd familjarë apo mysafirë mund të jenë gjithë kohës në derën tuaj. Ju duhet të mendoni dy herë para se të merrni përsipër mikpritjen.
Binjakët
21 maj - 20 qershorPërgatituni për vonesa në transport që do të zgjasin deri më 11 gusht. Kjo përfshin prishje makinash, probleme me motorin apo vonesa të bezdisshme. Po ashtu, komunikimet do të jenë të paqarta. Takimet mund të shtyhen apo anulohen. Po sot do të keni mundësi të mbyllni disa çështje të vjetra.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikJu jeni zakonisht të kujdesshëm me financat, sepse jeni kursimtarë. Kini parasysh që Merkuri retrograd, i cili nis sot dhe zgjat deri më 11 gusht, do të ndikojë në njërën prej të hyrave tuaja financiare, kështu që disa pagesa mund të vonohen.
Luani
23 korrik - 22 gushMerkuri retrograd po ndodh edhe në shenjën tuaj dhe do të jetë i bezdisshëm. Prisni komunikime të paqarta, gabime dhe harresa. Mund të humbni sende ose t’i vendosni gabim. Takimet mund t’i harroni ose t’i humbni. Gjithashtu, vonesa në transport janë të mundshme. Persona nga e kaluara juaj do të rikthehen.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorMegjithëse do të ketë vonesa, gabime të çuditshme dhe probleme me transportin, çdo Merkur retrograd është një kohë e mirë për të mbyllur punë të vjetra, për të bërë kërkime ose për të studiuar historinë. Të gjitha këto do t’ju shërbejnë deri në fund të gushtit.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorJu jeni shenja më shoqërore e horoskopit dhe këtë verë shumë persona nga e kaluara do të shfaqen papritmas në jetën tuaj. Kjo ndoshta ka nisur që më parë, por sot Merkuri zyrtarisht kthehet deri më 11 gusht. Përgatituni për takime të papritura.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorMerkuri retrograd që nis sot dhe zgjat deri më 11 gusht do të tërheqë drejt jush prindër, shefa dhe autoritete që nuk i keni parë prej kohësh. Bëhuni gati dhe qëndroni vigjilentë që të mos ndodhin gabime, sidomos në punë.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorJu jeni udhëtari i zodiakut. Një fluturim për pushime do të realizohet, porse mund të hasni në pengesa si pasojë e Merkurit retrograd. Megjithatë, kjo kohë do t’ju ndihmojë të bëni kërkime dhe të mbaroni projekte shkrimi.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarKy Merkur retrograd mund t’ju shkaktojë vonesa financiare. Por gjithashtu mund t’ju ndihmojë të mbaroni dokumente lidhur me planifikimin e pasurisë, testamentet, trashëgimitë dhe gjithçka që ka të bëjë me prona të përbashkëta.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtPartnerë dhe miq të afërt nga e kaluara po shfaqen papritur në jetën tuaj. Mund ta takoni në person, online, në rrjetet sociale, në mendimet apo në ëndrrat tuaja. Mos e humbni shpërqendrimin si pasojë e kësaj.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsMund të ndiheni të frustruar nga gabime të çuditshme dhe dokumente të humbura lidhur me punën. Kjo pritet të ndodhë deri në mes të gushtit për shkak të Merkurit retrograd. Por e njëjta energji do t’ju ndihmojë të mbyllni punë të vjetra dhe të përfundoni atë që keni nisur.