Horoskopi ditor - 29 Jun 2025

Dashi

21 mars - 19 prill

Nuk donit të udhëtoni, por është koha e përkryer të largoheni pak në një fshat apo buzë detit. Mund t’ia dilni pa pengesat acaruese si cingërimat e telefonave. Lidhja romantike po shkon më mirë sesa që ka qenë duke shkuar së fundmi. Keni biseduar shumë dhe tani po e kuptoni më mirë njëri-tjetrin.

Demi

20 prill - 20 maj

Refuzojeni një ofertë për të provuar diçka të re derisa të jeni gati. Gjithmonë jeni më të çlodhur kur merreni me gjëra që veçse e dini se si shkojnë. Bërja e punëve të përditshme dhe atyre të shtëpisë jua jep ndjenjën e lehtësisë e sigurisë. Drejtimi i çfarëdo rrëmuje që është bërë, gjithashtu mund të jetë mënyrë e mirë për ta larguar energjinë negative. Merruni me gjërat që dini t’i bëni më së miri.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

As nuk do të pengoheni e as nuk do të rrëzoheni kur përballeni me një çështje me të cilën nuk jeni marrë kurrë. E keni mundësinë që ta kuptoni se çka jeni të aftë të bëni. Vazhdoni tutje me vetëbesim dhe kur të tjerët e shohin se besoni në vetvete, edhe personat më të ngritur në detyrë do të besojnë në ju. Mos u befasoni nëse ju ofrohet një punë shumë e mirë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Jeni gati të vazhdoni tutje me planet për ta ndrequr shtëpinë apo vendin e punës. Njerëzit e tjerë do të kërkojnë që të prisni deri javën e ardhshme. Mund të mos jenë të interesuar t’ju ndihmojnë, por dëshironi të filloni sa jeni në qejf dhe nëse do të duhet ta bëni këtë vetë, do ta bëni.

Luani

23 korrik - 22 gush

Keni nevojë për këshilla dhe personi tek i cili normalisht mbështeteni nuk është i lirë. Po u kushtoni shumë vëmendje planeve të rëndësishme, por keni nevojë për më shumë informata, nëse doni të ndiheni të sigurt për zgjedhjet tuaja. Nëse merreni vetë me këtë punë, vetëm çka do të hutoheni e stresoheni. Do t’ju duhet të kërkoni ndihmë profesionale.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Jeta juaj shoqërore është gati për ndryshim. Përfshirja në një projekt vullnetar në komunitetin do të jetë argëtuese. Aktivitetet kreative do t’jua shtojnë energjinë dhe do t’ju bëjnë të ndiheni më të shëndetshëm dhe më pozitivë. Nëse nuk keni qenë duke bërë ushtrime fizike, tani është koha që të filloni.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Nuk duket se ka diçka tjetër pos detyrave, punës dhe përgjegjësive, kështu që po lodheni duke qenë seriozë gjatë gjithë kohës. Ndihmën ndaj një të afërmi në moshë për t’ia kryer porositë nuk është se hezitoni ta bëni, por po ju merr shumë kohë. Nëse i bindni anëtarët e tjerë të familjes që t’ju ndihmojnë, atëherë s’do ta keni më barrë mbi vete.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Zëvendësimi i një kolegu që mungon do të thotë se do të rrini me orë të tëra në zyrë. Koha e gjatë në punë do të jetë e papritur dhe do t’jua përziejë orarin. Jeni duke punuar për projekte, ku nuk keni pasur përvojë më herët dhe do të ndiheni sikur nuk jeni vetvetja. Një ekspert do t’jua japë një këshillë që do t’ju ndihmojë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Një person do të kërkojë falje për një keqkuptim që keni pasur së fundmi. Ju duket se ka diçka që nuk po ju tregojnë. Nëse është fjala për një mik të ngushtë, pranojeni se mund të kenë fshehtësi që parapëlqejnë të mos jua tregojnë. Falni dhe harroni. Nëse është fjala për partner/e, atëherë pyetni, kërkoni shpjegime dhe sqaroni gjërat.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Keni pritur që të përfitoni më shumë nga një përvojë e re, sesa që në fakt keni marrë. Dikush që ka premtuar se do t’ju mbështetë, nuk do të merret më me këtë gjë. Kjo ka mundur të jetë mundësia juaj për të mësuar diçka, por në fund nuk është se keni arritur aty ku keni dashur. Por, do të ketë mënyra të tjera për ta arritur këtë qëllim pa ndihmën e njerëzve dinakë dhe të pabesueshëm.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Nëse keni hamendje se a të merreni me punët e përditshme apo të dilni me miqtë, lini përgjegjësitë e ditës për ndonjë herë tjetër. Ekziston një ndjesi e fortë bashkimi në lidhjet tuaja të ngushta dhe kjo ndikon që të kënaqeni me aktivitetet shoqërore e grupore. Ndonëse duke e zbatuar distancën sociale, ekzistojnë mënyra të ndryshme për t’u kënaqur me miqtë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Detyrimet e përbashkëta financiare po fillojnë t’ju brengosin. Po merrni më shumë përgjegjësi dhe partneri juaj nuk është duke e marrë këtë gjë shumë seriozisht. Jeni të shqetësuar se pse po sillen kaq moskokëçarës, por ndoshta po i lexoni gabimisht. Arsyeja mund të jetë se janë të brengosur për para, vetëm se nuk po duan ta thonë.