Horoskopi ditor - 11 Aug 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Do ta pranoni se jeni përqendruar aq shumë në një qëllim të caktuar apo në një lidhje, saqë nuk u keni kushtuar vëmendje gjërave të tjera që po ndodhin. Dikush po jua ka zili që po keni sukses. Do të donin shumë që të ishin në vendin tuaj. Qasja juaj praktike dhe qëllimet e mira do të ndihmojnë në zgjidhjen e një problemi.

Demi

20 prill - 20 maj

Nuk doni ta merrni vëmendjen e njerëzve që do të mund t’ju pengonin në arritjen e qëllimeve. Keni diçka të rëndësishme për të bërë dhe mënyra më e mirë për t’ia dalë është që ta ruani qetësinë. Mospajtimet në familje po ju mërzitin. Mund të arrihet kompromis nëse i diskutoni gjërat me qetësi dhe ngadalë.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Punët që i keni pasur kanë qenë duke ju mbajtur prapa skenës. Ju është bërë shprehi që të uleni dhe ta shikoni botën teksa ndryshon, pa u munduar që të kyçeni. Do t’ju duket sikur do të keni nevojë që ta mësoni veten për t’u socializuar edhe një herë. Mund të filloni duke e kontaktuar një mik që nuk e keni parë që sa kohë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Varësisht se si do t’i shikoni gjërat, do të mund të përfitoni në mënyra të ndryshme nga mundësitë e ditës së sotme. Përgatituni që t’i shfrytëzoni njohuritë dhe aftësitë tuaja. Mirëpo, as mos e refuzoni idenë për të kaluar kohë duke mësuar diçka të re.

Luani

23 korrik - 22 gush

Nuk i besoni arsyes për shkak të së cilës partneri apo kolegu juaj jua lë për ta bërë pjesën më të madhe të punës. Do të ishte e mrekullueshme, nëse do të mund t’ju ndihmonin, pasi keni shumë gjëra për të bërë. Jeni lodhur duke e marrë gjithmonë përgjegjësinë për të bërë shumë më shumë sesa të tjerët.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Bëni çmos që të keni durim me njerëzit që po ju acarojnë. Dikush është duke bërë pyetje pasi duan të mësojnë diçka të re. Do të mund të pendoheni për fjalët që mund t’i thoni pa menduar. Duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe t’u ndihmoni sepse për këtë gjë kanë nevojë.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Partneri apo një i afërm është kundër synimeve që keni. Mirëpo, jeni të vendosur që të vazhdoni pavarësisht mendimit të tyre. Ende nuk e dini se si do të ndiheshit nëse e marrin vesh këtë gjë. Mirëpo, nuk keni nevojë që të ndiheni keq, pasi nuk ka asgjë për t’u turpëruar.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Nuk e keni problem ta mbani një sekret që dikush e ka ndarë me ju. E dini se do ta mërzisni dikë nëse e merr vesh këtë gjë. Duhet të tregoheni të kujdesshëm që të mos hutoheni gjatë bisedave me të tjerët. Gjëja e fundit që do të donit ta bënit është ta lëndoni dikë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Sa më shumë që kënaqeni duke e bërë një punë, aq më të përmbushur do të ndiheni. Nëse jeni duke kërkuar sfida të reja dhe më argëtuese, ndoshta është koha që ta ndërroni vendin e punës. Puna nuk duhet të jetë barrë, por diçka që e bëni me qejf.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Mundohuni që të jeni fleksibil teksa bëni plane. Edhe nëse jeni zotuar për disa punë të caktuar, e keni të pamundur që të përqendroheni. Me kalimin e kohës po keni nevojë për aktivitete më argëtuese. Doni të çlodheni dhe të kënaqeni më shumë.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Tregohuni të kujdesshëm se çfarë u tregoni të tjerëve. Një bisedë shumë e sinqertë do të mund t’ju turpërojë sepse dikush do ta zbulojë se keni aftësi shumë të dobishme që do të mund t’i përdornit. Nëse dikush do t’jua kërkojë një nder, mendoni me kujdes para se t’i përgjigjeni.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Jeni gati për ndryshim në karrierë. Ose jeni duke kërkuar një punë tjetër, ose po kërkoni që të ngriheni në një pozitë më të lartë. Keni menduar për shumë kohë për këtë gjë. Arsyeja që po ju shtyn ta bëni këtë është gjendja juaj financiare dhe dëshira për të fituar më shumë.