Horoskopi ditor - 17 Aug 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Një person zakonisht është shumë i shpejtë për të kryer punë, por do të jetë më i ngadalshëm në një çështje mjaft të rëndësishme. Po mendoni se pse po ju merr kaq shumë kohë. Do t’ju duhet të vendosni se çfarë të bëni rreth një oferte të re të punës.

Demi

20 prill - 20 maj

Po e kuptoni se me anë të sjelljes së tyre disa njerëz do të kenë nevojë për mbështetjen e të tjerëve. Do ta kuptoni edhe pse po sillen kështu. Po kalojnë nëpër një periudhë të vështirë dhe tani për tani kanë nevojë për shoqëri. Do të bëni çmos që t’u gjendeni pranë.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Familja dhe miqtë kanë nevojë për ju. Do ta keni më të lehtë që të rrini me shoqërinë, pasi familja nuk do t’ju bëjë që të ndiheni keq që po i anashkaloni për pak kohë. Por, me kalimin e kohës do të tregojnë se si po ndihen.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Marrja përsipër e një pune apo detyre, që është e re për ju, do t’i shfaqë aftësitë tuaja. Vetëm sepse nuk keni përvojë në këtë fushë, nuk do të thotë se nuk duhet të provoni. Mund të jetë përvojë e mirë për ju.

Luani

23 korrik - 22 gush

Keqkuptimet e panevojshme do ta ngadalësojnë përparimin e një projekti. Kur duhet të merreni me probleme që nuk i keni pritur, mund të humbni mundësi të tjera të mira. Kurdo dhe kudo që mundeni, punoni shpejt dhe saktë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Çfarëdo që bëni, sigurohuni që të jetë zgjedhja juaj e jo e dikujt tjetër. Një mik që zakonisht futet në probleme, është duke e bërë situatën dramatike. Kjo gjë do t’ju bëjë presion që të bëni çfarë do ai, por duhet të rezistoni.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Duroni dhe do t’i tejkaloni vështirësitë dhe sfidat që keni përpara. Rikujtojani vetes të gjitha gjërat e bukura që do t’i bëni në ditët në vijim, sapo që t’i zgjidhni problemet që keni. Ju duhet të mendoni shumë për çështjet që lidhen me financat.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Po e vëreni se është shumë vonë për të ndërruar mendje për një ofertë apo mundësi. Pasi që të mendoni pak më shumë, do ta kuptoni se nuk është dashur ta refuzoni. Të paktën bëjuani pak me dije të tjerëve se jeni të interesuar.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Po filloni të mendoni për shëndetin. Nuk e keni edhe të lehtë që të vendosni, kur ka shumë mundësi për ushtrime dhe dieta. Do t’ju duhet shumë vullnet për të ngrënë më pak dhe për të ushtruar më shumë, por jeni gati për këtë sfidë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Të ardhurat tuaja duhet t’i investoni diku. Në vende që kanë rrezik, mendoni se çfarë mund të bënit në mënyrë që të fitoni. Nëse një mosmarrëveshje kalon në betejë ligjore, mund të marrë vite për t’u zgjidhur.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Pikëpamjet tuaja dhe të partnerit nuk do të përshtaten në një projekt. Vetë mendimet tuaja janë pak të pazakonta. Mirëpo, do të keni edhe ide të tjera që do të jenë më të zakonshme dhe nuk do të ngurroni t’i ndani me të tjerët. Besojini imagjinatës.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Një person do ta shprehë dëshirën për t’ju lënë të udhëhiqni, sepse u beson aftësive dhe njohurive tuaja dhe mendon se jeni më i miri për të qenë udhëheqës. Përgjegjësitë shtesë do t’ju bëjnë që të keni më shumë vetëbesim.