Horoskopi ditor - 18 Aug 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Kishit shpresuar se deri më tash do të kishit më shumë përgjegjësi në punë. Jeni lider për nga natyra dhe po filloni të nervozoheni që gjithmonë po ju jepet vendi i dytë. Do të duhet të shikoni diku tjetër për të marrë rol më të rëndësishëm.

Demi

20 prill - 20 maj

Do të jetë shumë emocionuese nëse do të provoni diçka krejtësisht të re. Kjo sfidë duket se është e duhura për këtë kohë. Një figurë dominuese në vendin e punës do të ndikojë që ta humbni entuziazmin. Po mendoni se është koha që t’ju lënë t’i merrni vetë vendimet tuaja.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Për të fituar më shumë mundësi, duhet të shprehni vullnet që t’i besoni instinktit tuaj. Vini në pah aftësitë tuaja për të kryer punë. Ka ardhur koha që t’i shfrytëzoni shkathtësitë që keni për t’u ndihmuar të tjerëve.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Po mundoheni t’i kuptoni disa gjëra, por po arrini në një pikë kur doni të hiqni dorë. Mirëpo, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për kolegët tuaj. Ata ju kuptojnë se nëpër çfarë po kaloni dhe nuk do ta kenë problem t’i kuptojnë gjërat, që juve po ju duken të pakuptueshme.

Luani

23 korrik - 22 gush

Të gjithë mendojnë se idetë e tyre janë më të mirat për t’u realizuar. Do të ndodhë që dy persona do të jenë në garë me njëri-tjetrin. Për ju është më e rëndësishme ta dini se çfarë ju mendoni dhe doni, e jo t’i dëgjoni këshillat e të tjerëve.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Jeni duke i menduar gjërat shumë mirë. Keni disa ide të mrekullueshme për të fituar para. Çështjet ligjore dhe në biznes do të ecin shumë mirë, por do të ecni hap pas hapi sepse doni të siguroheni që të mos bëni gabime. Një shumë parash do t’ju ndihmojë që ta keni të ardhmen më të sigurt.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Po mendoni se mund të keni çfarëdo që doni. Jeni të uritur për argëtim dhe do të doni të merrni edhe rreziqe. Kjo gjë do t’ju pëlqejë miqve tuaj, por jo familjes. Do t’ju duhet që të bëni kompromis, nëse doni ta ruani harmoninë në shtëpi.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Një problem shëndetësor apo alergji është diçka me të cilën po mësoheni të jetoni dhe diçka që jeni më të aftë që ta menaxhoni. Po i shikoni gjërat pozitive që mund t’ju sjellë rikuperimi dhe ndonëse të tjerëve do t’u thoni se është shumë i lehtë, në fakt është goxha i vështirë. Të keni përreth njerëz që ju mbështesin, do t’ju ndihmojë shumë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Një person që rrallëherë ju jep këshilla, do t’i bëj disa sugjerime që do t’ju kursejnë para dhe kohë. Do t’i vlerësoni shumë dhe kjo do të thotë shumë për ta. Mundësitë që do ta përfundoni një projekt, që kishit menduar se kurrë nuk do t’i vijë fundi, janë shumë më të mëdha sesa mendoni.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Partneri apo familjari që po mundohet të jetë më ekonomik dhe të shpenzoni më pak, do t’ju tregojë që nuk është i kënaqur me shpenzimet që po i bëni. Sipas jush nuk është se keni shpenzuar pa nevojë, por ju është dashur të shpenzoni për gjëra themelore më shumë sesa zakonisht. Duhet t’i siguroni më të dashurit tuaj se është situatë e përkohshme.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Do të diskutohen seriozisht çështjet që kanë të bëjnë me financat. E dini se çfarë po planifikoni. Qoftë për pushime, qoftë për një veturë që gjithmonë keni dashur ta blini, në shpirt e keni një dëshirë të pashuar për të blerë diçka. Duhet t’i jepni vetes kohë për ta gjetur ofertën më të mirë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Dikush do t’jua përkujtojë se e keni humbur një takim, aktivitet apo organizim që kishit pranuar të merrnit pjesë. Nuk u jeni përkushtuar si zakonisht miqve dhe familjes, kështu që doni ta përmirësoni disi këtë gjë. Mundohuni të kaloni më shumë kohë me njerëzit që ju duan.