Horoskopi ditor - 06 Aug 2024
Dashi
21 mars - 19 prillJini të durueshëm me kolegët sot, sepse diçka mund t’ju bezdisë, ose mund t’ju nevrikosë me dikë. Kjo mund të ndodhë sepse jeni duke punuar shumë dhe ndoshta më shumë se ç’duhet, çka ju bën të lodhur. Rrini të qetë.
Demi
20 prill - 20 majJini të durueshëm me fëmijët dhe partnerët romantikë sot. Në fakt, të gjitha rrethanat sociale, përfshirë ngjarjet e sportit, mund të nxisin mosmarrëveshje me dikë. Fatmirësisht, do jenë të shkurtra dhe në mbrëmje do të jeni në humor të mirë.
Binjakët
21 maj - 20 qershorMe Marsin në shenjën tuaj, sot do të jeni aktivë. Marsi është në shenjën tuaj vetëm njëherë në dy vjet. Jini të durueshëm me familjen tuaj. Vonesat, konfuzioni dhe njerëzit mund t’ju testojnë.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikKjo është ditë argumentuese për shumë, duke ju përfshirë edhe juve. Nëse jeni të vetëdijshëm për këtë që nga fillimi, mund të praktikoni durimin kur merreni me të tjerët, sepse durimi është ilaçi i zemërimit. Jini të qetë. Demonstroni veten nën presion.
Luani
23 korrik - 22 gushProbleme me para ose mosmarrëveshje për diçka që keni në pronësi mund të ndodhin sot. Do të flisni çfarë të doni sepse Dielli është në shenjën tuaj. Gjithsesi, jini të kujdesshëm dhe mos bëni diçka për të cilën do të pendoheni më vonë.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorSot Hëna është në shenjën tuaj bashkë me Marsin, çka mund të shkaktojë emocione të forta te ju dhe të tjerët. Prandaj mund të hasni në probleme me dikë ose të ndiheni të fiksuar për diçka. Mundohuni t’ju largoheni këtyre problemeve nëse është e mundur. Rrini të qetë për hir të lumturisë suaj.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorDiçka e lidhur me udhëtimin, vendet e huaja, qeverinë, mjekësinë dhe ligjin mund të jetë burim i acarimit tuaj sot. Rezultati është se do të ndieni ankth, çka nuk është argëtuese. Nëse mund të punoni për ta ndryshuar, bëjeni. Nëse jo, mos e lodhni shumë kokën.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorShmangini problemet dhe argumentet me shoqërinë ose anëtarët e grupit sepse mund të pendoheni më vonë. Gjëja është që njerëzit janë të acaruar sot. Është e shkurtër, prandaj harrojeni dhe vazhdoni jetën. Mos bëni armiq.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorKjo është ditë e keqe për t’i pyetur shefat, prindërit dhe njerëzit me autoritet për leje ose aprovim sepse përgjigjja e tyre do të jetë, “flisni me murin”. Kjo është sepse njerëzit janë me temperament dhe të paduruar me njëri-tjetrin. Koha e duhur është gjithçka. Sot nuk është dita e duhur.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarRrini larg subjekteve si politika dhe feja sepse mosmarrëveshjet me siguri do të ndodhin sot. Kjo nuk është diçka që do e pranoni ose që ju duhet. Sigurisht, keni opsionet tuaja dhe mund t’i ndani – por sot nuk është dita për ta bërë këtë.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtProblemet me para ose mosmarrëveshjet për trashëgiminë, pronën e përbashkët, taksat, borxhet ose sigurimet mund të ndodhin sot. Në fakt, kjo nuk është ditë e mirë për t’u marrë me këto diskutime, sepse njerëzit janë argumentues dhe acarohen lehtë. Zgjidhni ndonjë ditë tjetër, nëse mundeni.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsJini të durueshëm me partnerët dhe miqtë e ngushtë sepse shumë njerëz janë të pakënaqur ose të inatosur. Mos jini gjykues me të tjerët dhe me veten. Mos i bëni gjërat të mëdha. Rrini të qetë.