Horoskopi ditor - 06 Aug 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Jini të durueshëm me kolegët sot, sepse diçka mund t’ju bezdisë, ose mund t’ju nevrikosë me dikë. Kjo mund të ndodhë sepse jeni duke punuar shumë dhe ndoshta më shumë se ç’duhet, çka ju bën të lodhur. Rrini të qetë.

Demi

20 prill - 20 maj

Jini të durueshëm me fëmijët dhe partnerët romantikë sot. Në fakt, të gjitha rrethanat sociale, përfshirë ngjarjet e sportit, mund të nxisin mosmarrëveshje me dikë. Fatmirësisht, do jenë të shkurtra dhe në mbrëmje do të jeni në humor të mirë.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Me Marsin në shenjën tuaj, sot do të jeni aktivë. Marsi është në shenjën tuaj vetëm njëherë në dy vjet. Jini të durueshëm me familjen tuaj. Vonesat, konfuzioni dhe njerëzit mund t’ju testojnë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Kjo është ditë argumentuese për shumë, duke ju përfshirë edhe juve. Nëse jeni të vetëdijshëm për këtë që nga fillimi, mund të praktikoni durimin kur merreni me të tjerët, sepse durimi është ilaçi i zemërimit. Jini të qetë. Demonstroni veten nën presion.

Luani

23 korrik - 22 gush

Probleme me para ose mosmarrëveshje për diçka që keni në pronësi mund të ndodhin sot. Do të flisni çfarë të doni sepse Dielli është në shenjën tuaj. Gjithsesi, jini të kujdesshëm dhe mos bëni diçka për të cilën do të pendoheni më vonë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Sot Hëna është në shenjën tuaj bashkë me Marsin, çka mund të shkaktojë emocione të forta te ju dhe të tjerët. Prandaj mund të hasni në probleme me dikë ose të ndiheni të fiksuar për diçka. Mundohuni t’ju largoheni këtyre problemeve nëse është e mundur. Rrini të qetë për hir të lumturisë suaj.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Diçka e lidhur me udhëtimin, vendet e huaja, qeverinë, mjekësinë dhe ligjin mund të jetë burim i acarimit tuaj sot. Rezultati është se do të ndieni ankth, çka nuk është argëtuese. Nëse mund të punoni për ta ndryshuar, bëjeni. Nëse jo, mos e lodhni shumë kokën.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Shmangini problemet dhe argumentet me shoqërinë ose anëtarët e grupit sepse mund të pendoheni më vonë. Gjëja është që njerëzit janë të acaruar sot. Është e shkurtër, prandaj harrojeni dhe vazhdoni jetën. Mos bëni armiq.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Kjo është ditë e keqe për t’i pyetur shefat, prindërit dhe njerëzit me autoritet për leje ose aprovim sepse përgjigjja e tyre do të jetë, “flisni me murin”. Kjo është sepse njerëzit janë me temperament dhe të paduruar me njëri-tjetrin. Koha e duhur është gjithçka. Sot nuk është dita e duhur.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Rrini larg subjekteve si politika dhe feja sepse mosmarrëveshjet me siguri do të ndodhin sot. Kjo nuk është diçka që do e pranoni ose që ju duhet. Sigurisht, keni opsionet tuaja dhe mund t’i ndani – por sot nuk është dita për ta bërë këtë.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Problemet me para ose mosmarrëveshjet për trashëgiminë, pronën e përbashkët, taksat, borxhet ose sigurimet mund të ndodhin sot. Në fakt, kjo nuk është ditë e mirë për t’u marrë me këto diskutime, sepse njerëzit janë argumentues dhe acarohen lehtë. Zgjidhni ndonjë ditë tjetër, nëse mundeni.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Jini të durueshëm me partnerët dhe miqtë e ngushtë sepse shumë njerëz janë të pakënaqur ose të inatosur. Mos jini gjykues me të tjerët dhe me veten. Mos i bëni gjërat të mëdha. Rrini të qetë.