Horoskopi ditor - 04 Aug 2024
Dashi
21 mars - 19 prillKujtimet apo bisedat do t’ju bëjnë të mendoni për gjëra që ju bëjnë të ndiheni keq. Kur kjo gjë ndodh, mos mendoni shumë se çfarë po shkon keq. Mirëpo mundohuni të përqendroheni te gjërat e mira. Bëjeni një listë të gjërave për të cilat jeni mirënjohës çdo ditë dhe rikujtojani vetes se pse doni që të mos mendoni më negativisht.
Demi
20 prill - 20 majSiguroni muret në oborr nëse keni kafshë. Tregohuni të kujdesshëm para se ta reklamoni një shërbim të ri. Kundërshtarët mund ta kopjojnë punën tuaj. Një udhëtim i shkurtër mund të mos shkojë siç e keni pritur dhe mund të mendoni nëse ia vlen të mërziteni. Do të anulohet një vizitë e shkurtër pasi dikush që kishte thënë se do të vijnë, tashmë ka bërë të tjera plane.
Binjakët
21 maj - 20 qershorTensioni mes jush dhe partnerit nuk mund të injorohet. Brengat po jua rëndojnë kokën. Këto gjëra mund t’ju sjellin dyshime për lidhjen tuaj dhe mund të ndiheni edhe keq fizikisht dhe mendërisht. Mos i mbani gjërat brenda. Shpalosni ndjenjat tuaja.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikNdonëse shumë pjesë të jetës suaj po shkojnë mirë, e keni një lloj ndjenje që diçka po shkon keq. Duhet të merreni me atë që po shkakton të ndiheni kështu. Nëse po frikësoheni për të ardhmen, flisni me dikë që ju njeh mirë. Ka mundësi se një ngjarje që keni përjetuar së fundmi, ka ndikuar te ju më shumë sesa keni menduar.
Luani
23 korrik - 22 gushNjë familjar do t’ju ofrojë që t’i bashkoni forcat për t’u marrë me një punë që e keni lënë anash. Nuk jeni në gjendje që të bëni diçka të tillë. Keni më shumë dëshirë që të provoni gjëra të reja në jetë. Jeni mërzitur nga përditshmëria.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorJeni shumë mendjehapur dhe për këtë arsye do t’ju vijnë mundësi të reja për karrierë apo studime. Vendimi më i mirë është që të mos keni frikë dhe të provoni diçka të re. Mos u brengosni nëse nuk e keni përvojën apo karakteristikat për të filluar diçka të re. Mund të mësoni gjatë rrugës.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorMbani ndjenjat nën kontroll, kur ndodhin mosmarrëveshje në shtëpi. Nervozizmi i një familjari do t’ju pikëllojë, por do të doni të arrini një kompromis dhe për ta bërë këtë njëri prej jush duhet të jetë i qetë. Do të ketë nevojë për durim, në mënyrë që gjërat të rrjedhin si duhet.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorSapo t’i keni dëgjuar të gjitha anët e një historie, do të jetë e vështirë t’i pranoni gjërat ashtu siç janë. Doni t’i bëni disa pyetje dhe nëse po ndodhin ndryshime, hulumtoni para se t’i pranoni. Nëse nuk po ju jepet mundësia që ta shprehni veten, do të zhgënjeheni shumë.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorNjë punë e ka arritur fazën përfundimtare. Po ju merr shumë kohë pasi jeni munduar ta zgjidhni vetë. Edhe nëse e kishit planifikuar që të punoni vetë, ndoshta duhet të kërkoni ndihmë. Një person mund t’i ketë keqkuptuar punët që ka pasur për të bërë sepse kishin caktuar standard të lartë.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarDikush po interesohet shumë për punët tuaja dhe arsyeja do të dihet shumë shpejt. Po mundoheni që t’ju fajësojnë juve për problemet e tyre. E kanë bërë një gabim, por siç duket ju kishit gabuar diku, pasi nuk e kishit kryer një punë si duhet. Po filloni ta shihni anën e dikujt e cila nuk po ju bën fare përshtypje.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtProblemet mes jush dhe partnerit po fillojnë që t’ju bëjnë të ndiheni keq. Nuk doni që t’i jepni fund. Konsultohuni me një ekspert për t’ju ndihmuar që ta riktheheni harmoninë në lidhje. Mos lejoni që mendimet joracionale ta shkatërrojnë diçka të bukur. Ndryshimet që kishit planifikuar për t’i bërë në shtëpi do të vonohen, ndonëse nuk do të jetë për faj tuajin.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsDo të befasoheni kur një person do të tërhiqet nga puna në ekip, përnjëherë gjërat do të shkojnë shumë më shpejt. Mund të vazhdoni pa ndihmën dhe mbështetjen e tij. Nuk e kishit menduar kurrë se negativiteti i dikujt po ngadalësonte punët.