Horoskopi ditor - 24 Jul 2024
Dashi
21 mars - 19 prillKjo është dita perfekte për të bërë hulumtime ose për të studiuar histori, për të gjetur zgjidhje të problemeve të vjetra ose për t’iu përgjigjur pyetjeve, meqë se keni problem të kërkoni informacione. Mos dyshoni në veten tuaj sot, sepse është e lehtë t'u dorëzoheni ndjenjave të pamjaftueshmërisë. Relaksohuni.
Demi
20 prill - 20 majDikush më i vjetër ose më me eksperiencë se ju mund t’ju bëjë të ndiheni të parëndësishëm sot meqë disi, ndërveprimi juaj me ta po pakësohet. Kjo është gjë e përkohshme! Do të ikë nesër. Mos i jepni rëndësi; dhe mos e besoni.
Binjakët
21 maj - 20 qershorKjo nuk është ditë e mirë për të kërkuar leje ose aprovim nga personat me autoritet – prindërit, shefat, VIP-at ose policia. Nëse e bëni, përgjigjja me gjasë do të jetë, “Fol me murin”. Prisni ditën tjetër. Në fakt, qëndroni larg tyre për ta bërë jetën më të lehtë për ju sot.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikRregullat dhe rregulloret mund t’ju kufizojnë në ndonjë mënyrë sot. Dikush do t’ju mbajë përgjegjës ose t’ju kritikojë që nuk po e ndiqni mënyrën e duhur për të bërë diçka. Po kështu, korrektësia politike dhe rregullat fetare gjithashtu mund të ndikojnë te ju sot.
Luani
23 korrik - 22 gushMund të zhgënjeheni nga gjërat që i ndani me të drejtë, ndoshta një trashëgimi ose nga mënyra se si diçka është duke u ndarë. Ju keni pritur rezultate të tjera. Lëreni të shkojë, sepse këto kufizime janë të përkohshme. Relaksohuni.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorLidhjet me të tjerët do të preken sot, ndoshta sepse dikush është kritik i juaji; ose ndoshta sepse ju jeni kritikë ndaj tyre? Ndoshta ndjeni që ai është koprrac? Kjo ndodh sepse sot është e lehtë të shikosh rreth vetes dhe të jesh kritik i gati gjithçkaje.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorNë punën tuaj sot ose me çdo detyrë që zgjidhni, mund të ndjeheni sikur puna është e vështirë. Thjesht vazhdoni të këmbëngulni sepse nuk mund të bëni asgjë, përveçse ta ndryshoni qëndrimin tuaj, gjë që sigurisht është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Mbani mend: Kjo ndjenjë është vetëm për sot.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorFëmijët mund të jenë përgjegjësi e madhe sot. Ose ndoshta përgjegjësitë sociale, ngjarjet e sportit ose diçka që ka të bëjë me artet dhe botën e argëtimit janë dërrmuese për ju. Mund të ndjeheni se nuk jeni të gatshëm për këtë detyrë. Kjo nuk është e vërtetë – është vetëm si ndjeheni sot.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorKjo është ditë e vështirë sepse optimizmi dhe aktivitetet në natyrë janë çështje mbijetese për ju – dhe sot, është e vështirë të jesh optimist. Kjo ndodh sepse Hëna është në vijë me Saturnin, çka i bën njerëzit të ndihen të frikësuar dhe të dëshpëruar. Çështjet që kanë të bëjnë me prindërit dhe të afërmit më të vjetër mund t’ju dekurajojnë.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarMos bini pre e shqetësimeve sot. Është ditë joproduktive. Mbani mend thënien, “Shqetësimi është si karrige lëkundëse. Të jep diçka për të bërë, por nuk të çon askund”. Megjithatë të menduarit negativ është këtu sot, prandaj jini vigjilentë. Nesër do të jetë ditë më e mirë!
Ujori
janar 20 - 18 shkurtSot mund të ndiheni sikur keni shtrëngim financiar. Ndoshta nuk keni mjaftueshëm para për të blerë çfarë dëshironi ose të bëni çfarë dëshironi. Prisni deri nesër sepse do të befasoheni se sa mirë do të ndiheni!
Peshqit
19 shkurt - 20 marsSot Hëna është në vijë me Saturnin në shenjën tuaj, çka do ju bëjë të ndiheni të dekurajuar dhe të dëshpëruar. Po është e gjitha iluzion i përkohshëm. Është re e zezë në horizontin tuaj. Deri nesër, do të ndiheni plotësisht ndryshe! Në fakt, e nesërmja është ditë e bukur dhe romantike!