Horoskopi ditor - 24 Jul 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Kjo është dita perfekte për të bërë hulumtime ose për të studiuar histori, për të gjetur zgjidhje të problemeve të vjetra ose për t’iu përgjigjur pyetjeve, meqë se keni problem të kërkoni informacione. Mos dyshoni në veten tuaj sot, sepse është e lehtë t'u dorëzoheni ndjenjave të pamjaftueshmërisë. Relaksohuni.

Demi

20 prill - 20 maj

Dikush më i vjetër ose më me eksperiencë se ju mund t’ju bëjë të ndiheni të parëndësishëm sot meqë disi, ndërveprimi juaj me ta po pakësohet. Kjo është gjë e përkohshme! Do të ikë nesër. Mos i jepni rëndësi; dhe mos e besoni.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Kjo nuk është ditë e mirë për të kërkuar leje ose aprovim nga personat me autoritet – prindërit, shefat, VIP-at ose policia. Nëse e bëni, përgjigjja me gjasë do të jetë, “Fol me murin”. Prisni ditën tjetër. Në fakt, qëndroni larg tyre për ta bërë jetën më të lehtë për ju sot.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Rregullat dhe rregulloret mund t’ju kufizojnë në ndonjë mënyrë sot. Dikush do t’ju mbajë përgjegjës ose t’ju kritikojë që nuk po e ndiqni mënyrën e duhur për të bërë diçka. Po kështu, korrektësia politike dhe rregullat fetare gjithashtu mund të ndikojnë te ju sot.

Luani

23 korrik - 22 gush

Mund të zhgënjeheni nga gjërat që i ndani me të drejtë, ndoshta një trashëgimi ose nga mënyra se si diçka është duke u ndarë. Ju keni pritur rezultate të tjera. Lëreni të shkojë, sepse këto kufizime janë të përkohshme. Relaksohuni.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Lidhjet me të tjerët do të preken sot, ndoshta sepse dikush është kritik i juaji; ose ndoshta sepse ju jeni kritikë ndaj tyre? Ndoshta ndjeni që ai është koprrac? Kjo ndodh sepse sot është e lehtë të shikosh rreth vetes dhe të jesh kritik i gati gjithçkaje.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Në punën tuaj sot ose me çdo detyrë që zgjidhni, mund të ndjeheni sikur puna është e vështirë. Thjesht vazhdoni të këmbëngulni sepse nuk mund të bëni asgjë, përveçse ta ndryshoni qëndrimin tuaj, gjë që sigurisht është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Mbani mend: Kjo ndjenjë është vetëm për sot.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Fëmijët mund të jenë përgjegjësi e madhe sot. Ose ndoshta përgjegjësitë sociale, ngjarjet e sportit ose diçka që ka të bëjë me artet dhe botën e argëtimit janë dërrmuese për ju. Mund të ndjeheni se nuk jeni të gatshëm për këtë detyrë. Kjo nuk është e vërtetë – është vetëm si ndjeheni sot.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Kjo është ditë e vështirë sepse optimizmi dhe aktivitetet në natyrë janë çështje mbijetese për ju – dhe sot, është e vështirë të jesh optimist. Kjo ndodh sepse Hëna është në vijë me Saturnin, çka i bën njerëzit të ndihen të frikësuar dhe të dëshpëruar. Çështjet që kanë të bëjnë me prindërit dhe të afërmit më të vjetër mund t’ju dekurajojnë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Mos bini pre e shqetësimeve sot. Është ditë joproduktive. Mbani mend thënien, “Shqetësimi është si karrige lëkundëse. Të jep diçka për të bërë, por nuk të çon askund”. Megjithatë të menduarit negativ është këtu sot, prandaj jini vigjilentë. Nesër do të jetë ditë më e mirë!

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Sot mund të ndiheni sikur keni shtrëngim financiar. Ndoshta nuk keni mjaftueshëm para për të blerë çfarë dëshironi ose të bëni çfarë dëshironi. Prisni deri nesër sepse do të befasoheni se sa mirë do të ndiheni!

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Sot Hëna është në vijë me Saturnin në shenjën tuaj, çka do ju bëjë të ndiheni të dekurajuar dhe të dëshpëruar. Po është e gjitha iluzion i përkohshëm. Është re e zezë në horizontin tuaj. Deri nesër, do të ndiheni plotësisht ndryshe! Në fakt, e nesërmja është ditë e bukur dhe romantike!