Horoskopi ditor - 11 Jul 2024
Dashi
21 mars - 19 prillNdoshta do t’ju duhet të kërkoni ndihmë nga një profesionist apo nga një mik, por jeni të vendosur për t’ia arrirë vetë qëllimit. Një synim që e keni pasur, do t’ju marrë më shumë kohë sesa që keni pritur. Nuk do të ndaloni deri sa të arrini aty ku doni.
Demi
20 prill - 20 majKeni shpresuar se një situatë do të dilte më mirë sesa keni parashikuar. Përderisa shikoni përreth, shihni se vetëbesimi juaj po zbehet. Disa ndryshime po ju shkaktojnë grindje dhe kjo nuk është e drejtë. Kjo është arsyeja pse një proces apelimesh është duke ndodhur, por si duket kjo nuk po i falë rehati askujt. Po e humbni vetëbesimin në sistem.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNjë fqinj do t’i ndajë me ju dilemat që kanë dhe pasi të keni menduar pak do të mundeni t’iu jepni këshilla. Do të jenë gjithashtu mirënjohës nëse iu ofroni ndihmë praktike. Një i afërm i ri që po kërkon hua, do të vijë te ju. Gjithmonë keni qenë zemërgjerë, por kujdesuni të mos ju shfrytëzojnë.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikKureshtja e një fqinji të ri rreth punë suaj dhe pjesëve të tjera të jetës nuk do t’ju dëmtojë asgjë, megjithëse pyetjet e tyre janë të bezdisshme. Ata mund të kenë vështirësi në të mbajturit mend gjë që i bën shumë kureshtarë. Megjithatë, do të jeni të kujdesshëm se çfarë tregoni për vetveten.
Luani
23 korrik - 22 gushKëshilla e një të afërmi më të vjetër do t’ju bëjë të ndiheni mirë rreth në çështjeje, që ju ka lënë shumë net pa gjumë. Ndiheni më të aftë për t’u marrë me problemet familjare pa grindje e pa ndërhyrje. Bisedat kuptimplota do t’jua japin pamjen e planeve të partnerit për të ardhmen. Çliroheni kur e dini se keni të njëjtat shije.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorAktivitetet në grup apo në klub do ta nxjerrin më të mirën nga ju. Vizitorët do t’ju nxjerrin nga guaca ku jeni futur. Kur ndiheni të mërzitur, mund t’ju ndihmojë nëse rrini me njerëz pozitivë. Mund të mos jeni të interesuar të shkoni në ndeja, por kënaqeni në ngjarje e organizuara mirë dhe që kanë masa sigurie të përshtatshme.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorKa kaq shumë gjëra që mund të bëni për njerëzit, para se të filloni të mendoni rreth vlerave të një lidhjeje. Po bëhet e qartë se jeni në një lidhje të njëanshme dhe vetëm ju po jepni nga vetja. Nëse gjysma juaj vazhdon të ankohet dhe çkado që ju bëni nuk mjafton për ta, mund të jetë më mirë që t’i ndani rrugët.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorJeni në mes të dy zgjedhjeve. Një vendim duhet të merret dhe nuk do të ketë kthim prapa. Edhe pse do të merrni këshilla nga të gjitha anët, kjo është diçka që duhet të vendosni vetë. Nuk ka gjasa se do të merrni zgjedhje të gabuar.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorJeni të lodhur duke punuar me dikë që mendoni se nuk ka më të mira se idetë, pikëpamjet dhe planet e tyre. Keni sugjerime që ia vlen të merren parasysh. Do ta bëni një përparim të madh në këtë lidhje në momentin kur mbroni veten. Njerëzit nuk duhet të presin se mënyra e tyre është gjithmonë më e drejta.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarNjë person i afërt po fillon të ndihet i neglizhuar dhe i injoruar. Nuk po shkoni mirë me njëri-tjetrin sikur dikur. Për këtë arsye parapëlqeni që të mos kaloni shumë kohë me ta. Nuk mund të silleni sikur nuk ekziston dikush. Merruni me probleme në momentin që lindin ato.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtTregohuni të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë në të gjitha keqkuptimet që do të ndodhin. Ekzistojnë disa gjëra për të cilat e keni vështirë të flisni. Është shumë e rëndësishme që të jeni të sinqertë për gjërat që ndieni. Bisedat serioze kanë shumë rëndësi në jetën tuaj. Nuk mund ta shpërfillni nevojën për t’i zgjidhur disa probleme.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsJu dhe partneri jeni duke u larguar dalëngadalë nga njëri-tjetri. Nëse doni ta ndryshoni këtë situatë, organizojeni një pushim të shkurtër. Mund të planifikoni që të kaloni kohë cilësore bashkë, kështu që shpërfillni lutjet e një miku për të ardhur së bashku me ju. Dy persona mjaftojnë; tre persona kthehet në grup.