Horoskopi ditor - 12 Jul 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Dikush do të mërzitet me vendimet që jeni duke i marrë, por duhet të filloni që të mendoni për veten. E dini se nuk do të pendoheni nëse i ndërpritni raportet me disa njerëz që po ju shkaktojnë stres e nervozë. Nuk ka rëndësi se çfarë thonë të tjerët, shikojeni interesin tuaj.

Demi

20 prill - 20 maj

Veprimet drastike apo impulsive mund të ndikojnë që të ndiheni mirë tani për tani, por mund të pendoheni më vonë. Para se të rrëmbeheni nga dëshira e papritur për të bërë ndryshime të mëdha në punë apo në shtëpi, numëroni deri në dhjetë. Do ta pyesni veten se nga çka jeni duke u munduar të ikni.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Një mik e ka shprehi t’ju marrë para hua, por nuk jua kthen kurrë. Disa para që nuk po i prisni po vijnë në drejtimin tuaj. Ndonëse doni ta festoni pasurinë tuaj, tregohuni të kujdesshëm. Ekzistojnë disa njerëz që do të kërkojnë para hua dhe nuk e kanë për qëllim t’jua kthejnë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Edhe lidhja romantike, edhe miqësitë kanë nevojë për vëmendje të vazhdueshme. Nëse nuk keni kohë për njëri-tjetrin do të përfundoni duke marrë rrugë të ndara. Krijimi i kohës për ta rregulluar një lidhje është thelbësor po qe se doni të jeni bashkë për një kohë më të gjatë. Në qoftë se jeni beqar/e, një person i sjellshëm e i mirë do t’ju zërë në befasi.

Luani

23 korrik - 22 gush

Gjithmonë nevojat e të tjerëve i vendosni në rend të parë dhe familja e miqtë tuaj e vlerësojnë këtë gjë. Do të kënaqeni shumë kur e dini se partneri juaj dhe të tjerët që i keni pjesë të jetës suaj do t’ju lumturojnë. Tërë kjo vëmendje do t’ju turpërojë pak, por do ta shijoni shumë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Mendoni për pasojat e veprimeve tuaja. Nëse keni përshtypjen se dikush nuk do ta diskutojë një temë të ndjeshme, ndërrojeni temën. Do të ngazëlleheni shumë nëse do ta prekni thelbin e një problemi në një lidhje, por gjërat që do t’i zbuloni do t’ju mërzisin shumë. Mendoni mirë pasojat para se të bëni pyetje.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Jeni të dërrmuar dhe jeni duke menduar të hiqni dorë nga profesioni juaj sepse po ndikon keq në shëndetin tuaj. Njerëzit do t’ju tregojnë se sa shumë ju vlerësojnë, por kjo nuk do t’ju ndihmojë asgjë. Po bëni çmos për t’u ndihmuar të tjerëve, por tregohuni të kujdesshëm dhe mos u besoni lehtë çfarëdo që ata thonë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Fjalët dhe premtimet e dikujt duken goxha bindëse. Megjithëkëtë, nuk u besoni të gjitha fjalëve që jua thonë. Nga përvoja juaj e dini se më parë u keni besuar shumë dhe më pas jeni dëshpëruar tepër. Jeni duke dyshuar se dikush po mundohet t’ju pengojë për t’i arritur qëllimet që keni. Me gjasë kjo është e vërteta.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Koha e kaluar së bashku me partnerin tuaj në një vend shumë të bukur do ta rigjallërojë lidhjen tuaj. Do të ndiheni shumë mirë kur e keni këtë mundësi për ta kënaqur partnerin. Nëse jeni beqar/e, do të ndiheni shumë të afërt me një person që do ta takoni sot. Do t’ju duket sikur keni një jetë të tërë që e njihni.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Familja dhe miqtë e afërt kanë nevojë për ju, por nuk mund të jeni aty për të gjithë. Po e jepni më të mirën nga vetja dhe nuk doni që ndokush të ndihet sikur është e vështirë të flasë me ju. Megjithëkëtë, jeni shumë të lodhur. Nuk do të hiqni dorë nga standardet tuaja dhe nuk do të bëni kompromise, por sakrificat që po i bëni për punën tuaj janë të konsiderueshme.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Konsultohuni me shefin tuaj rreth një ndryshimi në karrierë. Do t’ju ofrojnë disa këshilla shumë të mira. Qasuni në mënyrë praktike ndaj çfarëdo gjëje që duhet ta bëni. Do të mund të jetë e nevojshme që të hiqni dorë nga disa punë të tjera në mënyrë që të keni kohë për pak pushim.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Përgatiteni veten për disa ndryshime në jetën tuaj familjare dhe në shoqëri. Do të ndodhë një befasi. Kjo do të lidhet me disa plane që një partner është duke i bërë, që është dashur të pritet deri më tani në mënyrë që të shpalosen. Po filloni ta kuptoni se mund ta humbni kontrollin e lidhjes suaj, pa e humbur personin që doni.