Horoskopi ditor - 10 Jul 2024
Dashi
21 mars - 19 prillKur bëni diçka, doni ta bëni vërtet mirë. Për këtë arsye do t’i qaseni punës në mënyrë logjike. Një koleg që zakonisht ju akuzon se po merrni shumë rreziqe do ta pranojë se iu ka lënë mbresa sjellja juaj e kujdesshme. Kjo nuk do t’ju ndalojë që të jeni impulsiv në të ardhmen, por tani për tani do të shkoni sipas planit.
Demi
20 prill - 20 majPara se të përhumbeni në shumëçka, hulumtoni pak. Do të mund ta zbuloni se çmimet për gjërat e njëjta variojnë shumë dhe doni ta gjeni ofertën më të mirë. Sa më shumë që hulumtoni, aq më shumë keni gjasa që të kurseni para.
Binjakët
21 maj - 20 qershorBërja e ndryshimeve radikale mund të shkaktojë probleme sidomos në punë apo në një mjedis studimi. Shpirti juaj i palodhur vështirë se injorohet dhe jeni të interesuar të bëni aktivitete që mund t’jua gjallërojnë ditën. Të tjerët që janë më të luhatshëm nuk do ta mirëpresin këtë lloj pengese.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikNjë koleg i fakultetit apo i punës po i bën vetes presion të panevojshëm. Disa njerëz ndikojnë që disa punë të thjeshta të duken shumë më të vështira sesa që janë në fakt. E vëreni se janë duke vepruar në bazë të disa informatave të rreme dhe po brengosen për diçka që s’do të ndodhë kurrë. Këshilla juaj do t’ju ndihmojë që të qetësohen.
Luani
23 korrik - 22 gushKeni qenë aq shumë të zënë me punë dhe me problemet e komunitetit saqë nuk keni kaluar shumë kohë me familjen. Ka pasur vazhdimisht punë, por tani mundeni të kyçeni në organizimet e fundit me një të afërm tuajin. Një projekt që lidhet me shtëpinë ka nevojë gjithashtu për vëmendje.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorJeni të lodhur duket i pritur të tjerët, që janë të përfshirë në projekt, që ta bëjnë pjesën e tyre të punës. Jeni të gatshëm që të ecni tutje dhe kjo do të thotë se do të vazhdoni me ose pa ndihmën e të tjerëve. Gjithmonë doni ta kryeni çkado që nisni.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorDisa para shtesë do të vijnë në kohën e duhur pasi ju duhet t’i paguani disa fatura. Duhet ta shlyeni një kredi që ka qenë duke ju shqetësuar dhe do të ndiheni më të lumtur kur ta hiqni qafe. Përderisa e dini si e keni gjendjen, mos shpenzoni shumë gjatë kësaj kohe.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorNjë koleg që ju ka ndihmuar në të kaluarën, duket se tani po iu shmanget. E dinë se jeni duke punuar në diçka që është e ndërlikuar dhe ju merr kohë. E ndieni se po presin që të kërkoni ndihmë nga ta, por do t’ua bëni të qartë me përparimin që do ta bëni se nuk prisni e as nuk keni nevojë për çfarëdo ndihme nga dikush tjetër.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorKeni nevojë për diçka të re dhe të ndryshme. Kjo mund të jetë koha e duhur që të rrini me një mik që i do aventurat dhe të bëni plane që do t’ju dërgojnë në vende interesante. Edhe pse ndoshta do t’ju duhet të prisni pak, iniciativa do t’ju mbajë të motivuar.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarËshtë arritur pika e kthesës në një projekt grupor. Jeni të emocionuar për përparimin e bërë dhe një anëtar i ekipit ka bërë aq shumë për t’i motivuar të gjithë. Mundohuni të mos supozoni shumë gjëra pasi kjo mund t’i ngatërrojë punët. Prisni derisa t’i merrni informatat, në vend se të supozoni se çka do të ketë në vijim.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtTë qenit të angazhuar në shtëpi e zyrë ka filluar që t’ju bëjë të ndiheni shumë të lodhur. Nëse po punoni nga shtëpia do të jetë shumë më e vështirë sesa normalisht që ta arrini baraspeshën mes jetës suaj personale dhe profesionale. Do t’ju bëjë mirë ajri i freskët. Një ecje e shkurtër apo e gjatë do të mund t’jua kthjellojë trurin.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsNjë fqinj apo një i afërm në moshë është duke pasur vështirësi me punët e përditshme. Këtë e vëreni në ndryshimin e sjelljes së tyre dhe do t’ju alarmojë se vërtet diçka po shkon keq. Shqetësimin tuaj nuk do ta shohin si formë ndërhyrjeje. Përkundrazi, do të jenë shumë mirënjohës për mbështetjen.