Horoskopi ditor - 17 Jul 2026
Dashi
21 mars - 19 prillKjo është një ditë shumë e mirë për të punuar dhe për të qenë produktivë. Shfrytëzojeni ndikimin e Merkurit në lëvizje të kundërt për të përfunduar projekte të vjetra dhe për të mbyllur çështjet e mbetura pezull. Do të habiteni se sa shpejt do t’ju ecë puna. Kujdes që të mos tregoheni autoritarë. Qëndroni të përqendruar.
Demi
20 prill - 20 majSot sjell shumë mundësi për të shprehur kreativitetin tuaj, veçanërisht nëse punoni në një fushë artistike ose merreni me art. Është gjithashtu një ditë e shkëlqyer për shoqëri dhe argëtim. Aktivitetet sportive dhe koha e kaluar me fëmijët do t’ju sjellin kënaqësi. Edhe jeta romantike është e favorizuar.
Binjakët
21 maj - 20 qershorMe Marsin në shenjën tuaj, keni energji të bollshme për të realizuar shumë gjëra. Edhe pse Merkuri vazhdon me lëvizje të kundërt, kjo është një mundësi e mirë për të përfunduar punët e nisura më parë. Sot kushtojini vëmendje shtëpisë dhe familjes. Mund të shijoni organizimin e një takimi familjar, zbukurimin e ambientit ose të dyja.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikKjo është një ditë ideale për të komunikuar dhe për t’u afruar me njerëzit. Shijoni bisedat me vëllezërit, motrat, fqinjët dhe të afërmit. Do të keni edhe njohje të reja interesante. Jeni të prirë të vlerësoni më shumë gjithçka që ju rrethon në përditshmëri.
Luani
23 korrik - 22 gushSot mund të ndjeni dëshirën t’i bëni vetes ose të dashurve tuaj një dhuratë të veçantë. Mund t’ju tërheqin veçanërisht veprat e artit, bizhuteritë apo veshjet elegante. Gjithashtu, mund t’ju lindin ide të mira për të fituar më shumë të ardhura. Aktivitetet në grup, sidomos ato sportive ose garuese, do t’ju pëlqejnë.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorHëna në shenjën tuaj, në harmoni me Venusin, ju bën më të buzëqeshur, të ngrohtë dhe të shoqërueshëm. Është një ditë shumë e mirë për të kaluar kohë me njerëzit që ju pëlqejnë. Do të ndjeni dëshirën ta zbukuroni ambientin përreth, veçanërisht shtëpinë. Edhe blerja e gardërobës do t’ju sjellin kënaqësi.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorSot mund të përjetoni ndjenja të përziera. Nga njëra anë, jeni në qendër të vëmendjes dhe mund t'ju besohen përgjegjësi të reja. Nga ana tjetër, mund të ndjeni nevojën të qëndroni më të tërhequr dhe të kaloni kohë larg zhurmës. Zgjedhja është e juaja.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorMiqësitë marrin një rëndësi të veçantë sot. Një person mund të afrohet shumë me ju, aq sa një lidhje miqësore mund të marrë një drejtim romantik. Planet për udhëtime janë gjithashtu të favorizuara. Në të njëjtën kohë, do të jeni shumë produktivë, prandaj mos hezitoni t’u përkushtoheni punëve tuaja.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorSot jeni më të ekspozuar ndaj vëmendjes së të tjerëve dhe disa persona mund të dinë më shumë sesa duhet për jetën tuaj private. Tregohuni të kujdesshëm, sidomos nëse duhet të sqaroni ndonjë keqkuptim. Mund të lindin tensione me bashkëshortin, partnerin ose një mik të afërt.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarSot ndjeni dëshirën të dilni nga rutina dhe të provoni diçka ndryshe. Nëse keni mundësi, një udhëtim do t'ju bënte shumë mirë. Nëse jo, eksploroni qytetin tuaj si një turist: vizitoni vende të reja, takoni njerëz të rinj dhe ndryshoni ritmin e zakonshëm. Kjo do t'ju japë energji pozitive.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtEdhe pse Mërkuri në lëvizje të kundërt mund të sjellë vonesa ose gabime të vogla në punë, sot mund ta shfrytëzoni këtë periudhë në favorin tuaj. Përfundoni çështjet e mbetura pezull që lidhen me pronat e përbashkëta, taksat, borxhet, trashëgimitë ose financat e përbashkëta. Nuk përjashtohet mundësia e një përfitimi financiar.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsKjo është një periudhë e këndshme dhe romantike për ju. Megjithatë, në shtëpi mund të ketë më shumë lëvizje se zakonisht, me mysafirë ose angazhime të shumta. Përpiquni të ruani qetësinë dhe të organizoni gjithçka sa më mirë. Një person nga e kaluara mund të rikthehet në jetën tuaj dhe të zgjojë emocione të bukura. Shijoni kohën me fëmijët dhe me personat që doni.