Futboll

Yamali do të jetë i gatshëm për “El Clasico”

yamal

Lajme të mira kanë ardhur nga kampi i Barcelonës të mërkurën, pasi njëri prej lojtarvëe më të mirë në botë, pritet të luajë në “El Clasico”. 

Yamali është duke e sanuar një lëndim dhe nuk dihej nëse ai do të ishte i gatshëm për duelin e rëndësishëm me Real Madridin. 

Por, “Marca” ka shkruar të mërkurën se stafi mjekësor i Barcelonës po e bën të pamundurën që Yamali të ketë minuta nga banka rezervë për duelin ndaj Gironas më 18 tetor, para se të kthehet në formacionin titullar. 

Yamali nuk luajti ndaj Sevillas në humbjen e thellë 4:1 në fundjavë në La Liga. 

Para derbit me Real Madridin më 26 tetor, Barcelona do të luajë edhe ndaj Olympiacosit në Ligën e Kampionëve. 

18-vjeçari Yamal në këtë edicion ka luajtur në pesë ndeshje, ndërsa ka dy gola të shënuar e katër asistime.