Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xherdan Shaqiri përcolli nga tribunat ndeshjen Kosovë – Turqi

Xherdan Shaqiri në fotografi me ish-futbollistin e Kosovës, Bernard Berisha

Xherdan Shaqiri në fotografi me ish-futbollistin e Kosovës, Bernard Berisha

Xherdan Shaqiri e përcolli nga tribunat ndeshjen finale të plejofit kualifikues ndërmjet Kosovës dhe Turqisë të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”.

Kosova humbi nga Turqia me rezultat 1:0 dhe mundësinë për t’u paraqitur për herë të parë në Kupën e Botës që këtë vit mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shaqiri në “Fadil Vokrri” ishte edhe me Zvicrën në barazimin 2:2 më 9 shtator të vitit 2023. 

Tri vite më herë Kosova dhe Zvicra u përballën në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Kosova e Zvicra luajtën edhe në ciklin e rregullt kualifikues për Botërorin e këtij viti. Por Shaqiri nuk luajti, pasi menjëherë pas përfundimit të Evropianit të vitit 2024 njoftoi për pensionimin nga Zvicra.

Shaqiri është kapiten i Baselit, skuadër me të cilën fitoi titullin e kampionit edicionin e kaluar.

Shaqiri u lind në Kosovë. Por si futbollist u zhvillua në Zvicër. Ka luajtur edhe për Bayernin, Interin, Stoke Cityn, Liverpoolin, Lyonin e Chicago Firen. Aktualisht është te Baseli.

Me Bayernin dhe Livepoolin e ka fituar Ligën e Kampionëve.