Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhemaili asiston për finalistin e Championsit

Riola Xhemaili futbolliste e Zvicrës

Mesfushorja Riola Xhemaili ka regjistruar asistimin e parë për skuadrën e madhe gjermane, Wolfsburg.

Të hënën mbrëma në kuadër të xhiros së 15-të të Bundesligës për futbolliste, Wolfsburgu fitoi 4:0 ndaj RB Leipzigut. 21-vjeçarja Xhemaili në lojë hyri në minutën e 76-të, ndërsa asistoi në golin e katërt në minutën e 89-të. Xhemaili ka shtatë paraqitje për Wolfsburgun, ndërsa është në pritje të golit të parë. Wolfsburgu vjet ishte në finale të Ligës së Kampionëve. Reprezentuesja e Zvicrës është transferuar te Wolfsburgu vitin e kaluar nga Freiburgu.