Granit Xhaka me Sunderlandin e kanë nisur edicionin 2026/27 në Premier League me humbje.
Sunderlandi të shtunën pasdite u mposht nga Ipswich Towni në udhëtim me rezultatin 2:1.
Emersonn i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 24-t.
Sunderlandi shifrat në 1:1 i barazoi në minutën e 39-të me golin që e realizoi Nilson Angulo.
Ndërsa golin e fitores 2:1 për Ipswich Townin e realizoi Jack Clarke në minutën e 90-të.
Edhe
Xhaka udhëheq Sunderlandin drejt fitores në derbin e zjarrtë
Kapiteni Xhaka e kompletoi ndeshjen te Sunderlandi.
Sunderlandi edicionin e kaluar e përfundoi kampionatin në pozitën e shtatë me 54 pikë.