Futboll

Xhaka lavdëron Kosovën nga Gjeneva

Zvicra

Granit Xhaka e ka lavdëruar Përfaqësuesen e Kosovës. Xhaka pas përfundimit të ndeshjes mes Zvicrës dhe Suedisë e ka komentuar edhe fitoren e Kosovës ndaj Sllovenisë në Lubjanë.  

Xhaka shënoi gol për fitoren 4:1 të Zvicrës ndaj Suedisë. Zvicra thuajse e ka të sigurt pozitën e parë. 

Zvicra është e para në Grupin B me 13 pikë, tri më shumë se Kosova që është në vendin e dytë. Kosova fitoi 2:0 ndaj Sllovenisë dhe e ka siguruar plejofin. 

Ndeshja e fundit mes Kosovës dhe Zvicrës luhet në Prishtinë të martën. 

“Ne pothuajse e kemi siguruar kualifikimin. Do të donim shumë ta festonim sot këtë arritje. Por ajo që ka treguar Kosova deri tani, vërtet meriton respekt. Sigurisht, atyre u duhet një fitore 6:0, por prapë nuk mund ta marrim këtë ndeshje si të lehtë” u shpreh Xhaka.