Granit Xhaka është prej lojtarëve kryesorë të Bayer Leverkusenit, që të dielën fitoi titullin e kampionit të Gjermanisë. Në aspektin sportiv titulli i kampionit është sukses kulmor.
Por edhe në aspektin financiar lojtarët dhe trajnerët e Bayer Leverkusenit do të ndahen mirë.
“Sport Bild” ka shkruar se trajneri Xabi Alonso ka bonus prej 500 mijë frangave zvicerane nëse e fiton titullin deri në vitin 2026. Disa prej lojtarëve po ashtu kanë bonuse për titull në kontratat e tyre, që shkojnë deri në 250 mijë franga zvicerane, varësisht nga numri i paraqitjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas “20min.ch”, kjo është shifra që mund të fitojë Xhaka për suksesin historik me Leverkusenin.
Xhaka kërkon edhe trofeun e Ligës së Evropës dhe Kupën e Gjermanisë me Leverkusenin. Dhe natyrisht qindra mijëra euro të tjera.