Granit Xhaka është shprehur shumë i lumtur për titullin e kampionit të Gjermanisë. Ai ka dhënë intervistë pasi festoi me Bayer Leverkusenin. Për këtë skuadër është titulli i parë në histori.
“Kur e goditni topin për herë të parë, ju ëndërroni për momente si ky. Edhe kur isha adoleshent, njerëzit përcjellnin festën e titullit në Gjermani pasi ishin të veçanta. Është ëndërr e bërë realitet. Kam fituar tituj me Baselin, por të fitoj titull në një vend tjetër është më e veçantë. Është edhe më e veçantë që e fitova me një skuadër që nuk ishte asnjëherë kampione. Kemi bërë histori. Secili në këtë klub është legjendë. Nuk ka asgjë më të mirë se të festojmë së bashku”, ka thënë Xhaka.
Ai ka theksuar se në pjesën e parë kishin emocione më shumë se që kanë menduar.
“Kemi pritur që tifozët të pushtojnë fushën. Fakti që ishin të durueshëm për kaq kohë të gjatë është e veçantë. Ka tifozë që kanë pritur që pritur 60 apo 70 vjet për këtë. Ishte synimi më i madh të fitojmë titullin. Në stadiumin tonë, thjeshtë duhej të bënim këtë. Është shumë e veçantë, nuk po gjej fjalët e duhura”, ka shtuar Xhaka, që ishte lider i Leverkusenit në fushë.