Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka ka thënë se është shumë i lumtur me paraqitjen e skuadrës në ndeshjen e sotme kundër Romës.
Leverkuseni nuk di për humbje në 47 ndeshjet e fundit. Të enjten triumfoi 2:0 në udhëtim ndaj Romës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXhaka ka thënë se ndeshja ishte perfekte dhe se kanë mundur të shënohen edhe më tepër gola.
Por, Xhaka thotë se ende s’ka mbaruar asgjë.
“E dimë se jemi 47 ndeshje pa humbje, e dimë se të gjithë duan të na mposhtin...2:0 është rezultat i rrezikshëm. Nëse shënojmë në shtëpinë tonë një gol, atëherë mendoj se çdo gjë do të marrë fund. Por, s’ka përfunduar ende asgjë. Duhet të luftojmë të bëjmë një hap më afër Dublinit”, ka thënë Xhaka.