Lojtarit të fuqishëm të West Ham Unitedit, Adama Traore, i është ndaluar ngritja e peshave në sallën e ushtrimeve të klubit të Premier Leagues.
Trajneri Nuno Espirito Santo ka thënë se lojtari i krahut është mjaftueshëm i madh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-lojtari i Wolverhamptonit është i njohur për fizikun plot muskuj, ndërsa bashkëlojtari Crysencio Summerville javën e kaluar postoi një video në të cilën Traore shihet duke ngritur 145 kilogramë në “bench-press”.
“Fiziku i tij është i pabesueshëm, është gjenetike”, ka thënë Espirito Santo të martën në konferencë për shtyp.
“Por gjenetika e tij është kështu për shumë kohë dhe ai duhet të evitojë sallën e peshave. I kam thënë të qëndrojë larg sallës me pesha. Është një prej gjërave që mendoj se ai duhet t’i kuptojë. Ka mjaftueshëm peshë që duhet ta mbajë”.
Traore 30-vjeçar, i është bashkuar West Hamit nga Fulhami në janar dhe ka bërë katër paraqitje si zëvendësues.
Espirito Santo, që ka punuar më herët me sulmuesin te Wolvesi, beson se Traore mund të jetë i rëndësishëm në garën për mbetje në elitën angleze.
“Traore është unik. Nuk ka shumë lojtarë në botë me aftësitë e tij, ritmin dhe me mënyrën e tij të lojës në situatat një kundër një”, ka thënë trajneri i njohur.
“Ai është talent prej të cilit duhet të përfitojmë, por kërkon kohë. Ai duhet të përshtatet dhe ta kuptojë dinamikën e ekipit. Por ai është dëshmuar në Angli dhe në ekipin e Spanjës jo shumë kohë më parë, kështu që po flasim për një lojtar të nivelit të lartë”.
Traore është zhvilluar në Akademinë e Barcelonës. Ai njihet për shpejtësi, ndërsa një herë deklaroi se do ta mposhte legjendën e sprintit, Usain Bolt, në një sprint të shkurtër në bari.
Pos te Barcelona ka luajtur edhe për Aston Villan e Middlesbrough, kurse për Spanjën i luajti tetë ndeshje. I lindur në Spanjë, Traore ka prejardhje nga Mali.
Njihet si njëri prej lojtarëve më muskulozë në futbollin evropian.
West Hami nuk po kalon moment të mirë. Aktualisht është në vendin e 18-të, që dërgon në kategorinë e dytë angleze.