Futboll

Vojvoda me Comon fitojnë thellë, lëndohet Ismajli

Como

Mërgim Vojvoda e kompletoi ndeshjen që Como e zhvilloi të shtunën pasdite ndaj Torinos ku aktivizohet mbrojtësi Ardijan Ismajli.

Como në shtëpi në kuadër të xhiros së 22-të të Serie A e mposhti shumë thellë 6:0 skuadrën e Torinos.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Ismajli, u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 21-të. Ai u zëvendësua me Guillermo Maripanin. Mediumet italiane kanë shkruar se Ismajli u largua para kohe nga fusha për shkak të një lëndimi muskulor.

29-vjeçari këtë edicion për shkak të lëndimeve të shpeshta i ka munguar Torinos në 11 ndeshje në të gjitha garat. 

Sulmuesi Anastasios Douvikas i shënoi dy gola në fitoren e Comos. Ndërsa nga një gol e shënuan Martin Baturina, Lucas Da Cunha, Nicolas-Gerrit Kuhn dhe Maxence Caqueret.

Como ka 40 pikë dhe është lartë në tabelë. Torino është në mesin e tabelës me 23 pikë.