Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ujka e nis me gol sezonin e ri

Serxho Ujka

Sulmuesi shqiptar që luan për Zulte Waregemin, Serxho Ujka, e ka nisur me gol edicionin e ri në elitën e futbollit belg. 

Waregemi të dielën pasdite e mposhti Genkun në shtëpi me rezultatin 2:1. 

Mesfushori 27-vjeçar e realizoi golin e fitores 2:1 për vendësit në minutën e 86-të. 

Ujka në lojë u inkuadrua në minutën e 76-të. 

27-vjeçari Ujka pjesë e Waregemit është nga vera e kaluar. 

Me klubin belg, Ujka ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.