Sparta Praga ka kaluar në finale të Kupës së Republikës së Çekisë për herën e tretë rresht.
Kontribut në këtë fitore ka dhënë edhe sulmuesi shqiptar, Indrit Tuci.
Sparta Praga fitoi me rezultatin 2:0 në udhëtim tek Opava të mërkurën mbrmëa, ndërsa Tuci asistoi në golin e dytë në minutën e 80-të, kur shënoi Victor Olatunji.
23-vjeçari u zëvendësua një minutë më pas.
Në finale, Sparta Praga e pret fituesin mes Viktoria Plzenit dhe Zlinit.