Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tovërlani merr drejtimin e Prishtinës

Afrim Tovërlani

Afrim Tovërlani është emëruar trajner i skuadrës së Prishtinës. 

Tovërlani te Prishtina e zëvendëson Arsim Thaqin. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tovërlani para se të emërohej trajner te Prishtina, ka qenë selektor i Përfaqësueses U21 të Kosovës. 

“FC Prishtina ka kënaqësinë ta prezantojë trajnerin e ri të skuadrës, Afrim Tovërlanin, i cili pas 11 vitesh rikthehet në krye të bardh e kaltërve. “Toki” kthehet në shtëpinë e tij, aty ku ka lënë gjurmë të thella si futbollist dhe trajner.

FC Prishtina i uron trajnerit Tovërlani mirëseardhje dhe shumë suksese në detyrën e tij të re, me besimin se përvoja dhe profesionalizmi i tij do t’i rikthejnë klubit lavdinë dhe trofetë që tifozët i presin me entuziazëm”, ka shkruar Prishtina të martën në rrjetet sociale.