Që nga transferimi te Hoffenheimi, Leon Avdullahu ka bërë rritje të vazhdueshme, duke u bërë lojtar kyç në mesfushë.
Ecuria pozitive e Avdullahut ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura evropiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetari Ekrem Konur ka shkruar të martën se Tottenham Hotspuri dhe Milani janë duke e vëzhguar mesfushorin e Kosovës.
Sipas raportimeve, skautët e Tottenhamit janë të pranishëm gati në çdo ndeshje të ekipit gjerman, duke e ndjekur nga afër Avdullahun.
Ndërkohë Milani ka përgatitur një ofertë fillestare për mesfushorin me tipare defensive.
Por drejtuesit e Hoffenheimit janë jashtëzakonisht të kënaqur me ndikimin e Avdullahut dhe aktualisht po refuzojnë të gjitha ofertat.
Avdullahu me Hoffenheimin ka kontratë deri në verën e vitit 2029.
Te Hoffenheimi janë të interesuar që ta përmirësojnë kontratën e Avdullahut, duke i ofruar pagë më të lartë se që e ka aktualisht.
21-vjeçari iu bashkua Hoffenheimit nga Baseli verën e kaluar për 8 milionë euro.
Në rast se Hoffenheimi është i gatshëm ta lirojë Avdullahun, do të kërkojë midis 35 dhe 45 milionë euro.