Futboll

Tedesco, pasardhës i Mourinhos te Fenerbahçe

Domenico Tedesco

Dominico Tedesco është emëruar trajner i ekipit të Fenerbahçes. Tedesco ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Fenerbahçen.

Tedesco zëvendëson trajnerin portugez Jose Mourinho, i cili u shkarkua në fund të muajit të kaluar.

Fenerbahçe shkarkoi Mourinhon pasi dështoi të kualifikohej në Ligën e Kampionëve.

Tekniku italian së fundi drejtoi Belgjikën. 39-vjeçari ka udhëhequr edhe Leipzigun, Spartak Moskën, Schalken.

Në stolin e Fenerbahçes, Tedesco, do të debutoj në fundjavë. Feneri luan në shtëpi ndaj Trabzonsporit. 

Fenerbahçe është në vendin e pestë me shtatë pikë nga tri ndeshje.