Futboll

Të përbashkëtat e Shaqirit dhe Haalandit

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri dhe Erling Haaland “ndajnë” më shumë sesa thjesht aftësinë në futboll.

Si ish-lojtari i Zvicrës, ashtu edhe ylli norvegjez janë të pazëvendësueshëm në ekipet e tyre.

“Nëse Shaqiri ka një ditë të keqe, Baseli rrallë fiton. Varësia e Manchester Cityt nga Haalandi është aktualisht edhe më e madhe. Norvegjezi nuk ka arritur të shënojë vetëm në tri ndeshje këtë sezon dhe në të tri rastet skuadra e Pep Guardiolas humbi. Kjo ndodhi edhe në fundjavë në humbjen 2:1 nga Newcastle”, shkruan televizioni zviceran “SRF”.

Shaqiri 34-vjeçar ka shënuar 10 gola dhe ka po aq asistime në të gjitha garat për Baselin këtë edicion, kurse Haaland për Cityn ka shënuar 22 gola dhe ka dy asistime në 20 ndeshje.