Futboll

Talenti shqiptar Krosa shënon gol të bukur për Norvegjinë U16

Elion Krosa

Elion Krosa është futbollisti i ri e i talentuar që po e përfaqëson Norvegjinë e grupmoshës U16.

Krosa të enjten gjatë ditës shënoi gol të bukur në fitoren 3:1 të Norvegjisë ndaj Hungarisë U16 në miqësore.

Krosa nga 17-të metra, shtatë minuta pas pushimit, pranoi bukur topin afër zonës dhe gjuajti menjëherë për barazimin e rezultatit në 1:1.

15-vjeçari është anëtar i të rinjve të skuadrës Odd, që bën gara në elitën e futbollit norvegjez.