Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Goli i tretë nga Ferizaj

3 min. më parë / 17 mar 2026 14:57
Ferizaj

Ferizaj po e mposht thellë Prishtinën.

Për 3:0 shënoi në minutën e katërt shtesë.

Drenica e fiton ndeshjen me shumë gola

7 min. më parë / 17 mar 2026 14:54
Igball Jashari

Igball Jashari ka shënuar dy gola për ta udhëhequr Drenicën drejt fitores së rëndësishme.

Të martën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica fitoi 4:2 ndaj Malishevës.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndonëse Jashari i shënoi dy gola, njërin prej tyre me devijim, ishte edhe portieri Kenan Haxhihamza që u dallua në fitoren e Drenicës. Ai bëri pritje të shumta vendimtare.

Kreshnik Uka e shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër, ndërsa Andi Veliqi shënoi fare në fund.

Assane dhe Mevlan Zeka shënuan golat për Malishevën, për 1:1 dhe 3:2. 

Me gjithë fitoren, Drenica mbetet e parafundit, por tani me 28 pikë. Malisheva i ka 37 pikë në pozitën e katërt.

Tjetër gol në Skënderaj

15 min. më parë / 17 mar 2026 14:46
drenica-malisheva

Drenica ka kaluar në epërsi 4:2 në ndeshjen ndaj Malishevës.
 

Reagon Malisheva, shënon për 3:2

17 min. më parë / 17 mar 2026 14:44
Mevlan Zeka

Mevlan Zeka ka shënuar në minutën e 86-të për të ngushtuar rezultatin në 3:2 në ndeshjen e Drenicës ndaj Malishevës.

S’ndalet Drenica, 3:1

19 min. më parë / 17 mar 2026 14:41
Drenica

Kreshnik Uka ka shënuar në minutën e 83-të për epërsinë 3:1 të Drenicës ndaj Malishevës.

Uka shënoi gol të bukur. Ai asistoi në golin e dytë.

Drenica sërish në epërsi

22 min. më parë / 17 mar 2026 14:39
Igball Jashari

Drenica ka kaluar në epërsi 2:1 në ndeshjen ndaj Malishevës. 

Igball Jashari realizoi në minutën e 80-të. Kreshnik Uka bëri asistimin.

Ferizaj shënon golin e dytë

33 min. më parë / 17 mar 2026 14:27
Ruben Silva-Richards

Ferizaj po udhëheqë 2:0 ndaj Prishtinës.

Ruben Silva-Richards shënoi në minutën e 63-të.

Prishtina po pëson në Ferizaj

1 o. më parë / 17 mar 2026 13:53
Ferizaj

Prishtina është duke pësuar 1:0 në ndeshjen në udhëtim ndaj Ferizajt.

Me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë. Goli i Ferizajt është konfirmuar nga VAR-i për më shumë se pesë minuta.

Rezultati baras pas pjesës së parë të ndeshjes në Skenderaj

1 o. më parë / 17 mar 2026 13:48
Drenica - Malisheva

Ka përfunduar me rezultatin 1:1 pjesa e parë e ndeshjes mes Drenicës dhe Malishevës.

Vendasit kaluan në epërsi 1:0, por vetëm pak minuta më pas mysafirët barazuan.

Dramë në Ferizaj, goli pranohet pas më shumë se 5 minutash shqyrtim në VAR

1 o. më parë / 17 mar 2026 13:48
Ferizaj

Janë dashur më shumë se pesë minuta që goli i Ferizajt të shqyrtohet nga VAR-i dhe që në fund të pranohej.

Loja ishte ndalur gjatë dhe arbitri në fushë kërkonte durim nga lojtarët.

Ferizaj në epërsi ndaj Prishtinës

1 o. më parë / 17 mar 2026 13:41
Ferizaj

Ferizaj ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës.

Për 1:0 realizoi Ade Oguns në minutën e 39-të.

Barazon Malisheva

1 o. më parë / 17 mar 2026 13:40
KF Malisheva

Malisheva ka barazuar menjëherë në 1:1 në ndeshjen ndaj Drenicës në Skenderaj.

Assane shënoi në minutën e 39-të.

Drenica në epërsi ndaj Malishevës

1 o. më parë / 17 mar 2026 13:38
Drenica-Drita

Drenica ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Malishevës.

Në minutën e 36-të goditi Igball Jashari, kurse topi u dovijua me kokë nga Mevlan Zeka.