Sllovakia e ka fituar ndeshjen miqësore kundër Maltës me gol të minutave shtesë të hënën mbrëma.
Sllovakia mposhti Maltën me rezultat 2:1.
Golin që ia siguroi fitoren Sllovakisë e shënoi Roland Galicik në minutën e 96-të.
Sllovakia kaloi e para në epërsi me golin e Lukas Haraslinit në minutën e tetë, kurse Malta e barazoi rezultatin me golin e Joseph Mbongut në minutën e 36-të.
Por goli i Galacikut në minutën e 96-të ia siguroi Sllovakisë fitoren, 2:1.