Futboll

Shpresat e Shqipërisë fitojnë miqësoren ndaj Lihtenshtajnit U23

sh

Kombëtarja U21 e Shqipërisë në futboll e ka mposhtur përfaqësuesen U23 të Lihtenshtajnit me rezultatin 4:0.

Ndeshja miqësore në mes të Shqipërisë U21 dhe Lihtenshtajnit U23 u zhvillua të martën në stadiumin “Niuko Dovana” në Durrës.

Shqipëria i shënoi dy golat e parë në pjesë e parë, ndërsa dy golat tjerë i realizoi në pjesën e dytë për fitoren e thellë, 4:0.