Xherdan Shaqiri ka shënuar golin e parë si kapiten i Baselit.
Ai shënoi golin e dytë të fitores së Baselit ndaj Schaffhausenit me rezultatin, 3:0. Shaqiri realizoi golin e dytë në minutën e 27-të. Miqësorja pa praninë e shikuesve u zhvillua në qendrën sportive të Baselit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Baselin ishte miqësorja e fundit para fillimit të stinorit pranveror.
Baseli të dielën luan derbin kundër Luganos.
Ndeshja i takon javës së 19-të të Superligës zvicerane.
Lugano është në vendin e parë me 31 pikë, kurse në vendin e dytë me një pikë më pak është Baseli.
Shaqiri 33-vjeçar ditë më parë u bë kapiten i ri i Baselit.
Në 14 ndeshjet e stinorit vjeshtor, Shaqiri shënoi pesë gola dhe asistoi tetë herë. Dy gola ka shënuar edhe për Kupë të Zvicrës.