Qendërsulmuesi Agon Sadiku ka kontribuar me një asistim në barazimin e skuadrës KuPS.
KuPS-i të shtunën pasdite, në udhëtim barazoi 1:1 me VPS-në. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 16-të të elitës së futbollit finlandez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSadiku asistoi te goli i epërsisë, të cilin e realizoi Mohamed Toure në minutën e 80-të.
Ai në lojë u inkuadrua në minutën e 58-të.
Për 22-vjeçarin, Sadiku, ky ishte asistimi i dytë këtë edicion. Krahas dy asistimeve i ka shënuar edhe nëntë gola.
KuPS-i renditet në pozitën e tretë me 31 pikë. VPS-ja i ka 19 pikë në vendin e shtatë.