Real Madridi shënoi gol që në minutën e pestë, por më pas u shkatërrua nga Barcelona.
Të dielën mbrëma në Jeddah të Arabisë Saudite, Barça fitoi 5:2 në finale të Superkupës së Spanjës në futboll. Skuadra katalunase ka fituar trofeun e Superkupës për herë të 15-të. Real Madridi mbetet me 13 trofe të Superkupës.
Madridi vjet kishte fituar 4:1, ndërsa Barça mori revanshin të dielën mbrëma.
Skuadra e gjermanit Hansi Flick nisi shumë mirë ndeshjen. Krijoi raste të mira që në nismë, por ishte Madridi që kaloi në epërsi 1:0. Mbappe shënoi që në minutën e pestë.
Kjo nuk ndryshoi rrjedhën e lojës. Barcelona vazhdoi sulmet dhe barazoi në 1:1 në minutën e 22-të me golin e supertalentit Lamine Yamal. Për 2:1 në të mirë të Barçës shënoi Robert Lewandowski në minutën e 36-të. Sulmuesi polak realizoi nga penalltia.
Në pjesën e parë Barcelona shënoi edhe për 3:1 e 4:1. Raphinha shënoi golin e tretë në minutën e 39-të, ndërsa asistoi për Alejandro Balde që realizoi golin e katërt në minutën e dhjetë shtesë.
Se ndryshimi i madh nuk do të ndodhë, u bë e qartë që në minutën e 48-të kur braziliani i shkëlqyer, Raphinha, shënoi për 5:1.
Menjëherë në minutën e 56-të, portieri i Barcelonës, polaku Wojsiech Szczesny u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të palejuar ndaj Mbappes jashtë zonës. Në aksionin pasues, Rodrygo shënoi supergol nga goditja e dënimit për 5:2. Ndodhi kjo në minutën e 60-të.
Dhe shifrat më nuk ndryshuan, ndonëse përpjekjet e madrilenëve për të reaguar nuk u ndalën.
Ndeshja u zhvillua në atmosferë të bukur dhe ishte e mbushur me gola të bukur e momente interesante.
Supergol i Rodrygos
Rodrygo ka shënuar supergol për Real Madridin.
Ai në minutën e 60-të shënoi nga gjuajtja e lirë dhe e ka ngushtuar rezultatin në 5:2.
Përjashtohet Szczesny, Reali me një lojtar më shumë në fushë
Një ndërhyrje ndaj Kylian Mbappes jashtë zonës i ka kushtuar me karton të kuq portierit të Barcelonës, Wojciech Szczesny.
Polaku u përjashtua në minutën e 57-të. Barça po udhëheq 5:1.
Barça e shënon edhe golin e pestë
Barcelona nuk po ndalet së shënuari në klasiken ndaj Real Madridit.
Për 5:1 shënoi Raphinha në minutën e 48-të. Braziliani shënoi supergol.
Barcelona po e shkatërron Madridin, 4:1
Barcelona është duke e shkatërruar Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës.
Alejandro Balde shënoi për 4:1 në minutën e dhjetë shtesë të pjesës së parë.
Ai u asistua nga Raphinha.
Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat.
Nuk ndalet Barça, shënon golin e tretë
Barcelona nuk është duke u ndalur në duelin final të Superkupës së Spanjës dhe e ka shënuar golin e tretë.
Braziliani Raphinha me asistim të Jules Koundes, shënoi me kokë në minutën e 39-të.
Barcelona është duke fituar 3:1.
Barcelona në epërsi, shënon Lewa
Barcelona ka kaluar në epërsi 2:1 ndaj Real Madridit.
GOLAZO DEL MEJOR 9 DEL MUNDO
DON ROBERT LEWANDOWSKI pic.twitter.com/8JvkyNuwLI— Jeff (@JeffFcb14) January 12, 2025
Robert Lewandowski realizoi nga pika e bardhë në minutën e 36-të.
Supergol i Yamalit, barazon Barça
Lamine Yamal ka realizuar supergol për të barazuar në 1:1 rezultatin në finalen e Superkupës ndaj Real Madridit.
LAMINE YAMAL
CRAQUE CRAQUE! 💎 pic.twitter.com/sH0XSG0PLw— njdeprê - marlon (@njdmarlon) January 12, 2025
Supertalenti shënoi në minutën e 22-të.
Real Madridi në epërsi, shënon Mbappe
Kylian Mbappe ka shënuar në minutën e pestë për epërsinë 1:0 të Real Madridit ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës.
Barça kishte dy raste të mira, por janë madrilenët që konkretizojnë.