Beshiktashi ka pësuar disfatë 3:1 në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Evropës.
Skuadra turke humbi nga ajo izraelite, Maccabi Tel Aviv.
Ndeshja u zhvillua në Debrecen të Hungarisë, pas kërkesës së autoriteteve turke që ky ballafaqim të mos luhet në Turqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, autoritetet hungareze vendosën që ballafaqimi të luhet pa tifozë.
Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, luajti vetëm në pjesën e parë.
Ciro Immobile e kishte mundësinë që në minutën e 71-të t’i barazonte shifrat në 2:2, por e humbi penalltinë.
Më pas Beshiktashi pranoi edhe një gol dhe u mposht. Beshiktashi ka gjashtë pikë pas pesë ndeshjeve.
Skuadra tjetër turke, Galatasaray, barazoi 1:1 në udhëtim tek AZ Alkmaari. Të dyja golat u realizuan në pjesën e parë.
Sven Mijnans shënoi për vendësit, kurse Victor Osimhen për mysafirët.